“Rrumpallë”
Doli Buna edhe Kiri
Përgjegjësi, nuk po mban njeri
Ngriu rruga, borë e ngrica
Lifting, botoks edhe cica.
Rreshqet dheu, bie tuneli
Ja nisin një çifteteli
Bie zjarr edhe n’Tironë
Media mbush me frankofonë.
Pa ujë Vlora heroike
Me paketa turistike
Dhe pamje apokalipsi
Si Iljada dhe Uliksi.
Zhduken paret, prokurime
N’TV, foto, perëndime
Bora e parë,bora e dytë
Shqipërisë lakun në fyt
Bëjnë mbledhje kabineti
Verë e shtrenjtë,pamje nga deti
U mbyt Durrësi o milet
Si me qenë n’antikitet.
Jashtë funksioni hidrovori
Tashmë çështje prokurori
Përmbytje der n’Gjirokastër
Abuzime në kadastër.
Edhe Lezha e Shëngjini
Tash po nis investigimi
Del prefekti në mëhallë
: – Vallai është shtet rrumpallë!
