Dritan Mardodaj

“Besëprerët e vegjël”
Sa smirusha paska pas
Si nga lagjia edhe n’klasë
Smirushë, dhjaksa n’8 vjeçare
Fëmijë spiunësh,hileqare.
Që të vegjël,pra që fëmijë
Të ushqym me pabesi
Sa herë kishte ndonjë problem
U zhduknin këta besëpremë.
Kur e ktheje kokën mbrapa
Kishin ik, “hapa dollapa”
Koha ikën, nuk ndalon
Disa janë n’televizion.
I kam pasë dhe ca komshinj
Ishin interesaxhinj
Bënin k’ta si shokë të ngushtë
Nejse,”Dhelpra s’i han rrusht “.
N’shkollë t’mesme një hajvan
Kishte plakun “historian”
Kishte dhe çun deputeti
Që u ngrefte si gjel deti.
Fëmijë spiunësh e togerësh
Soj e sorrollop besëprerësh
Që atëherë po ju them
I thashë, jeni t’gjithë besëpremë!