Nga Zamira Agalliu

Ka njerëz që nuk ecin në jetë për të lënë gjurmë të zhurshme, por për të ndezur dritë në heshtje.
Një dritë që vjen nga fjala, nga libri, nga përkushtimi ndaj shpirtit të leximit.
Elma Rama është një prej atyre zërave që kanë ndërtuar rrugëtimin e tyre perms dashurisë për librin dhe artin e shkruar.
Me origjinë nga Tirana, por e lidhur shpirtërisht me Vlorën , ajo ka dhënë një ndihmesë të çmuar në jetën kulturore të qytetit bregdetar.
Si ish drejtoreshë e Bibliotekës së Vlorës , Elma Rama e ktheu këtë institucion në një qendër të gjallë të cultures , ku leximi , takimet letrare dhe bisedat me autorë u bënë pjesë e përditshme e njëfryme të re qytetare .
Në shkrimet e saj ndihet qartë shkrimet e saj ndihet qartë ndjeshmëria e një gruaje që I përket fjalës.
Ajo i qaset realitetit me finesse, duke gërshetuar estetikën me reflektimin shoqëror, dike kërkuar gjithnjë dritën brenda njeriut.
Fjalët e saj kanë ritëm e përkorë të një mendjeje të ndritur dhe ngrohtësinë e një shpirti që di të dëgjojë. Kontributi I Elma Ramës në fushën e kulturës dhe letrave është më shumë se profesional , ë shtë një mission shpirtëror.
Ajo mbetet një shembull I gjallë I asaj dashurie të heshtur që e mban librin të gjallë dhe fjalën të pastër.
Prof Dr Barshosh Gace shkruan:
Poezia është një shqetësim I brendshëm poetic, në vargjet e së cilës , çdo krijues , vë shpirtin e tij këndoj nëpër buzë, për t,u thënë të tjerëve mesazhe, mendime dhe botëpërjetime, mbështjellë me filozofinë e kohës së vet. Këtë mission poetic realizon edhe Elma Rama, e cila në këtë tufë vjershash mbizotëron një talent i pasur.
Bota poetike e Elma Ramës dritëson fjalën dhe shpirtin poetic, duke i folur kohës me zërinb e saj universal.
Xhemil Lato shkruan:
Një poete e drejtëpërdrejtë, që guxon të (gjakoset) me brirët e fortë të poezisë.
Hiqmet Mehmetaj
Krijimtaria e Elma Ramës, kam bindjen se do të zërë vend , jo vetëm në fondin e letërsisë , por edhe më gjerë, pasi nuk gaboj nëse e quaj –poete modern.
Albert Abazaj , shkruan:
Poezia e Elma Ramës është shprehja lirike e hollë e qenies qytetare, me të drejtat dhe detyrimet që lindin, për të cilat autorja ka zërin e saj serioz e të respektuar.
Enerjeta Sina , shkruan:
Poezi me gjetje dhe art në progres. Lirizmi dhe epizmi shpesh kryqëzohen brenda një poezie, “Sytë e kanë fajin”, është vëllimi i parë poetik i botuar në 2001.
“Kontrast” vëllim poetik i botuar në 2003 dhe po në këtë vit provon të botoj këndshëm në prozë, “Parfum i burgosur”,( vëllim me tregime).
“Ku është njeriu?” është vëllimi i tretë me poezi, botuar në 2012, dhe po këtë vit boton një vëllim tjetër poetic si sfidë për kohën “ Trishtimi I ullirit”.
Në poezitë e Elmës shikoj se shkëlqen inteligjenca e gjetjes , këndvështrimi, realja , shpirtërorja për të cilat gjithkush ka nevojët ti prek.
Çdo poezi e poetes Elma Rama tek e lexon ndjen se është e vërtetë. Pra, bukuria është e vërtetë dhe e vërteta është e bukur. Stili brenda një gjetje të re në këto poezi është i bukur. Dihet që vet stili është veshja e mendimit dhe mendimi I paraqitur bukur është si një njeri I veshur me shije. Stili I të shkruarit të autores është vet gjaku I mendimit.
Në vitin 2020, në “Konkursin Poetik” të organizuar me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Akademisë Universum me qendër në Austri nga Muzeu u Artit Mesjetar në Korçë , poetja Elma Rama u nderua me kupën e konkursit dhe çmimin “Elena Gjika” me poezinbe “Edyt”.
U Nderua gjithashtu me cmimin “Shefqet Musaraj”, përkontributin në zhvillimin, përmiresimin dhe ruajtjen e vlerave të bibliotekës.
Botime në shtypin letrar sin ë gazetë gazetën Drita , Nacional etj.
Natasha Lako Shkruan:
Nje celës që hap zemrën
Që nga koha kur Safo celi portat e poezisë me te bukur boterore, kane kaluar mijra vjet.
Miliona e miliona njerez neper rruge te ndryshme komunikimi, hyne ne boten e kendveshtrimeve poetike qe nga luftrat te dashurite.
E te jetosh prane kaltersive te ujrave midis rrjedhave te detit Adriatik dhe Jon, eshte dicka tjeter, gati e paperballueshme, me gjeresite dhe thellesite ku jeton vete gjendja e njeriut. E njeriu,ka vetem nje peshe,nje trup e nje zemer.
Nje prej tyre eshte Elma Rama, nga e cila kane lindur edhe tre zemra te tjera.
Ne poezi ajo ka vendosur te qendroje me zemren e saj.
Para nje deti ajo kerkon nje det tjeter. Para nje qielli ajo kerkon nje qiell tjeter. Para vetes,ajo kerkon nje njeri tjeter. Ndryshe ajo nuk mund ta arrije gjithesine.
Poezia e Elma Rames ka lindur si kerkim, ku vete gjendja njerezore qe gjithnje ndryshon, krijon nje hapesire te pafund konkurente me ato te qiellit dhe te detrave.
Ne ditet e sotme, kur sapo kemi mesuar edhe betejat tregetare , kur kemi mesuar edhe cfare i jep Lesoto ne tregeti Sh.B.A-ve , kur e dime edhe fatkeqesine e nje cepi te botes,si mall i nje cepi tjeter, jemi me te ndergjegjshem se kurre, ndoshta ne saje te shpejtesive te sotme te komunikimit edhe per gjendjen sociale gjithnje ne ndryshim e siper per mire apo per keq, te realitetit femeror, si nje glob brenda globit, ku edhe gruaja shqiptare ka krijuar portretin e vet. Dhe poezia mbetet gjithje nje celes i madh zberthyes ,i nje bote te thelle te brendshme, ku behet nje zedhenese edhe Elmaa Rama. Kjo eshte bota e gruas ne kerkim te vetes. Permbushje dhe boshllek, ,ne kete poezi duket sikur plotesohen ose terhiqen nga fjala. Te jetosh me veten, ne jeten e gruas kerkohet nje force e brendshme e madhe.
Te vesh ne qender te poezise nje vete te munguar, per te krijuar nje tjeter, dihet qe eshte mundim i madh. Ne poezine e Elma Rames, lexuesi gjendet ne kufirin midis mundimit per te ndryshuar nje gjendje te jetes dhe vuajtjes, e cila vetem sikur pret ne prag, pa u shfaqur dot. Sprovat e gjendjeve te saj, krejt si pa u vene re, kthehen ne poezi, duke ruajtur dinjitetin e perjetimeve te brendshme qe falin nje liri te madhe. Boshlleku behet i mjaftueshem, per te shfaqur ndjenja femerore. Nuk ka qene kaq e lehte, shprehja e mungesave te medha, te cilat me teper shfaqin drame njerezore, per kuptimet dhe per moskuptimet, pa te cilat jeta nuk mund te ece perpara. Koha idilike ka perfunduar. Iluzionet kane marre fund dhe jeta shihet drejt ne sy, si e stolisur nga mungesa dhe brejtje. Nje poezi e tille lind ne caste te nje qetesije te jashme, pa te cilen nuk e degjon dot as trupin ne pergjithesi, as zemren. Rendesi ka qe egziston njeriu qe e do.
Njeriu mund te ndihet njeri vetem nga dashuria, thote Elma Rama.
Nga te gjithe anet vargjet e Elma Rames jane te rrethuara nga dilema,per te heshtur,apo te lemoj dy gure qe duke u perplasur te krijojne flaken.
Ka perfunduar koha e dashurive te para,e adoleshences te pafajshme.
Ne keto poezi gjendemi para dy fajtoreve per dashurine e tyre. Ne kete gjendje amorfe,mund te egzistoje vdekja.
Prania e vdekjes,eshte nje teme tjeter,qe vertitet rreth motiveve te dashurise.
Vdekja,perderisa eshte vdekje nuk egziston.
Ky eshte nje zberthim i ri,qe mund te hapet vetem me celesin poetik.
Gjendje,do te thote egzistence e castit,per kryerje ne prove te egzistences,ne cdo fill trupi.Gjendje nenkupton nje trup dhe nje zemer te segmentarizuar,qe kurre nuk ploteson te teren.
E tera egziston, dhe gjendja e kerkon,kete ploteri,qe nuk mund te arrihet.
Ne moshen kur shfaqet per lexuesin poezia e Elma Rames, vargu behet i ndere,i tendosur edhe me fort,i lidhur pashmangshem midis nje cifti,qe nga koha e Eves dhe Adamit.
Molla e mekatit nuk egziston me,ne kete boshesi qe ka lidhje me mos pranime te tjera,pervec dashurise.
Sa i embel ky flirt qiellor,
e pangopur me mekatin
Midis epshit eroik dhe dashurise se vertete,thote Elma Rama. Vete trupi,s'eshte gje tjeter vecse nje gote jete,qe vete poezia e mbush me njesi te perditeshme ,ndoshta gjithnje e me te pasofistikuara, per ta lene me lirine qe i ka dhene veteardhja ne kete jete. Rendesi ka te zbulosh dhe te veshtrosh veten me kurajo lirije te plote.
Nuk mund te ishte kaq i lire ky veshtrim vetem disa vite me pare.
Dhe tinzare vjen sërish, gjëndja amorfe.
Piktakimi Vdekja...
Për dreq ajo e ndjen thirrjen
Dhe pa klithur...
Dhe pa dhimbur...
Dhe pa moshën...
A ka arsye ?
Gjithshka është arsye...se vetë ajo nuk është !
Cfare ka ndodhur,vetem nenkuptohet,ndodhet pertej gjendjeve. Ndoshta jeton vetem emocioni por edhe ky i zbrazet,vetem me vetveten. Vetem valet e detit nuk kane per te munguar kurre,per gruan qe jeton prane tyre.
E meriton se pari Vlora edhe poezine e saj "Detaj."
Gjithshka e qetë...
Veç, dallgëve..
Deti ka ardhur shumë pranë...
Ndoshta, të n'a shpëlajë trutë
E rreckosur !
Furtuna e ditëve, ka ndalur
Të na kujtojë veten...
Jetën, sa e bukur është.
Kështu e blatuar në ngjyra.
Po dehem pak, ne fakt pak si shume...
Më mirë kështu, se esëll...
Në rrëmujën turmë...
Të vetgatuar...
dhe vjen gjendja e vete kohes.
kjo peshe toke -gjendje kohe
e lodhur nga moslodhja
puthja kalon pa me prekur.
Metaforat e kesaj poezije kaq te vecante vetjake mbushen me nenkuptime te eklipsit. Ato i dhurohen botes femerore se pari,por synimin e kane te Molla e Adamit.
Pyetja e pare.
A mund te quhet poezia e Elma Rames poezi erotike.,apo hapesire e mungeses se saj, filozofi dhe meditim i hapet,si bisede qe fillon me te gjithe ?
Per kete nuk pergjigjet vetem autorja qe ka marre penen ne duar,por vete qenia femerore ne vetvete.
Nuk eshte me aq konvencion, ne detyren e saj sociale ,as shtylle e zakonshme shtepijake ,as psheretime e larget.
Ne pritje te vazhdueshme per ploterine e saj, atje ne brigjet vlonjate shume prane vajzes se valeve, gjendet nje grua e lire, ne vetmine dhe vetesine e saj, shume prane flamurit te karakteristikave shqiptare, e mbushur plot pritje, plot endrra dhe sigurisht me nje gote vere perpara,gjysem e dehur nga dashuria dhe etja per jete, qe i jep nje personalitet ,i cili as mund te guxohet te kundershtohet.
Dhe vetmi pershendetese , qe ploteson edhe me mire cerekun e pare te shekullit XXI, ku inteligjenca artificiale ka simotrat e saj. Ne fund te fundit nje grua shqiptare e forte,por si nje vale deti ku fryjne te gjithe ererat, te pavarura apo te varura prej fateve te ndryshme njerezore. E lire. Dhe pikë . Natasha Lako