
Ti, këngë e heshtur e imja,
ti, i dashur që do mbetesh i përjetshëm
në vargun tim.
Ti, fjalë e pathënë, rresht i pashkruar,
ti, britmë e qetë që vret ngadalë-ngadalë.
Ti, kënga ime që jehon në shpirtin tim,
dhe notat e tua vargëzohen
si lot në sytë e mi.
Ti, shpirt i përjetshëm,
dashuri e shuar.
Si hëna pas një dite të ardhur
në vegimet e mia,
ti, zhurmë zogjsh në pranverë.
Dhe në fund mbetesh
këngë e pakënduar
ndër vitet e mia.