Prushi…do frymë-Adelina Pali

Adelina Pali

PRUSHI…DO FRYMË
Mos u bëj hi për zemrën që s'ndien
Se prushi në vatër do vetëm frymë
Pranvera pa lot asnjëherë nuk vjen
Edhe kur "vetëtimat"...shkelin synë
Sa “duf’fjalë” treten si gjethe vjeshte
Sa dashuri mbi valë lumi lundrojnë
Sa lot dhëmbshurie bien, në heshtje
Sa herë zogjtë të lënduar shkojnë.


Vërtet ndjesitë, fluturojnë si shpendi
Por buza mbetet… si hënë e pabërë
Nuk di pse trëndafilit i “duhet” gjembi
Ndoshta se aty flenë shpirtra të tërë.
©️ADELINA PALI
📸 Henri Njuma
@kryesoret