Ç’ka bota-Avni Neziri

                Avni Neziri


Çfarë paska bota
lëkundet si në rrota.
Kush ishin e çfarë kanë
pse s’flet për njerëz
të gjallë sa janë

A thua mezi presin
kur nga kjo botë ikun
Nuk i lënë të vdesin
tym e flakë për goje qesin
me lavdata ua mbushin thesin.

Ai, more vëlla
i përmendin hiq pa nda
Njeri i mirë ka qenë
e të mirët i merr Zoti!
Yje në tokë i zbresin
e nuk i lënë rehat kur vdesin.