Poezi-Nexhat Bexheti

Ndalu o mërgimtarë

Qielli  im ditën pa diell,natën pa hënë

Drunjtë e malit tim pa gjethe,pa bylbila

Gra,bura të mrolosur,ngelën vajzat pa u bë nënë

Ikin djemtë,martohen me vajza gurbeti,si bandila.



Rrugët,shkollat e shkreta pa fëmijë

Asnjëri nga ne s’ka dritë syri,për këtë pikturë

Vendlindja e braktisur mbushet me minjë

Ne pa ju s’jetojmë,e s’bëhemi të lumtur kurë.



Zgjohuni o njerëz e t’i  ndalim dot

T’u themi se edhe këtu ka për bukë,e ujë plot

Sa për lukse,makina e stolia mos ikni kotë

Stolitë ndryshken,toka e gjyshit me gjak e lotë.

 

       Udhëkryqi i natës

Në udhëkryqin e natës ngecëm

bëjmë thirje,për shtigjet e humbura

a,do të dëgjohet përgjatë rrugës zëri

për bijtë e humbur e të haruar

tek ata që n’a i humbën me premtime

pasi që mercenarët i nxorëm në ballë

së fundit nuk kërkojmë leje nga koha

që ata t’i kthejmë,por nga ndërgjegja

ndërgjegja,thëret malet gurin dhe ujin

kërkohet të kthehet kujtesa kolektive.

ëndërrat tona ecin mbi tokë që moti

i kanë ikur gjumit nga shtrati i mallkuar

nga një moment simbolik me mesazhe

për bashkimin e shumpremtuar

përjetësimin e vlerave të kaluara

me domethënjen e shkrirjes së kufijve

koha u acarua me ne,n’a i vu kufijtë

gjegjësishtë,ne nuk ishim në kohë

thirja n’a u shëndrua në ankth.

duke ujitur identitetin shpirtëror

për t’i bekuar ujërat,malet gurin

nuk e kemi humbur frymën e përbashkët

megjithse jemi anë e mbanë,kemi një zë.

neve padrejtësia,na u bë ligj,patjetër

rezistenca të shëndrohet në detyrim

poqese në një çastë,të mos kemi guxim

atëherë,tërë jetën do kemi pendim

ardhmërinë e ndërtojmë vetë ne

sepse,ne vetë jemi ardhmëria e vetes

po qe se duam paqë të kemi

atëherë të pregaditemi për luftë.

Nexhat Bexheti