
Fjalët e lejlekut
Ne lejlekët kemi vdekjen tonë të përnatshme,
por kjo vdekje e vogël, shumë e rehatshme,
na tremb me fantazitë, trilluar mendërisht,
ëndrrat, që në jetë, nuk ndodhin zakonisht.
Ndonëse truri, na e do shumë këtë vdekje,
se marrim energjitë për fluturime të nesërme,
kur arsyetojmë, gjatë ringjalljes së përditshme
ato që shoh natën, më duken të habitshme,
Unë s’mund të bëhem kurrë i pari i shpendëve,
të shpërndaj kotësinë e paaftë, të kuvendeve,
as vjedhjet e shumta, t’ua ndaj të mjerëve,
se nuk kam asnjë mbështetje, prej skifterëve.
Lejlekët e moshuar, që vdesin me mua netëve,
duan hipjen time, në piramidën e pushtetshme,
por nuk kuptojnë, se maja e saj e përkohshme,
pushtohet shpesh herë, nga shumica e gallofëve.
Ata kanë të shumtë, numrin e krahëve të tyre,
dhe vjedhin fletët, si brenda dhe jashtë kutive,
ose shpendët, me ndonjë cironkë i blejnë,
të mbajnë fronin e piramidës, denbabaden.
Madje habitem shumë, kur ndonjë gallof plak,
kërkon të hipi, në krye të piramidës prapë,
pasi e ka ndyrë, me togje glasash atë fron,
ku flatruesit e rinj, presin radhën që u takon.
Duke na lënë ne lejlekët, në të voglën vdekje,
për të parë ëndrra puthjesh, me ndonjë lejleke...