Fjalët e pathëna-Kastriot Malo

Kastriot Malo

Fjalët e pathëna

Nëse s’kishte duhet ta gjeja një shteg,
Anëve të mia ku juga dimrit frynte me shi,
Vragave për një pëllëmbë rrinte varur jeta,
Por unë do ta gjeja patjetër udhën për tek ti.

Një mijë fjalë i mblidhja në mend së toku,
Mbi qerpikë ku varej një lot, malli bënte fole,
Të tjera fajlë iknin dhe vinin si zogjtë në prill,
Pastaj bëheshin bashkë vetëm në një përse.

Blirit dhe lumit i kam i folur hapur për ty,
Ju thashë jetime mbetën fjalët e pathëna,
Sa herë ne ndodheshim përballë njëri-tjetrit,
Ktheheshim si gurët me myshk aty mbi venja.

Kam kohë që jam ulur në stacionin anonim,
Me një çantë të mbushur me fjalët pezull,
Pritja ka marrë formën e një murgu të heshtur,
Ti je kthyer në siluetë e mëngjeseve me mjegull.

©️✍️k.malo.