Arjana Fetahu Gaba

Jam rritur aq sa s’dua të njoh më njerëz të rinj,
Dhe rrethin me të mitë e kam ngushtuar,
Kam provuar gjithë dashuritë,
Dhe ato që më dhanë duart.
Jam rritur aq sa t’u lexojë dhe sytë,
I njoha dhe ata që më kanë mashtruar,
Dhe brënda tyre s’gjeta dot shpirt,
Aq mirë I kam lexuar.
Jam rritur aq sa, s’më bëjnë përshtypje ikjet,
Kush desh të shkojë rrugën e pat shtruar,
Tani s’më lodhin më as pritjet,
Ashtu ka qënë e shkruar.
Jam rritur aq sa të kuptoj,
Kanë më shumë vlerë gjërat që nuk mund të blihen,
Por ato gjëra që fare nuk kushtojnë,
Si dielli reve fshihen.
Jam rritur aq shumë sa të kuptoj,
Të njohësh njerëz të duhet një jetë e tërë,
Ato rregulla qenë shkruar si një ptagorë,
Por fatkeqësisht mbi rërë.
Tashme jam rritur duke u zvogëluar,
Dhe nga një det i gjerë u ktheva në një lum,
Por duhet të t’kurrem edhe ca,
Të jem e qetë më shumë.
Arjana Fetahu Gaba
July 2025