Futurizëm në breg të detit-Qemal Zyfi

Qemal Zyfi

Jam erë,erë,Puhizë,dallgë,suferinë.

Jam dashuri e egër këndonte me kitarë ne breg te detit ,fjalet e tij perkëdhelnin sedrën e burrave ne anën tjetër.

Ne breg te detit nje grua me floket lidhur Topuz mbas qafe ecte ngadalë e nuk shkelte reren po afronte ëndrrën.Rezet e pakta te diellit i binin pjertaz dhe i nxirnin ne pah format më të dukshme të trupit,gjinjtë e kërcyer dhe te pasmet që i rëndonin jashtë dëshirës. Burat e moshës time qe i gëzoheshin diellit dimërak shijonin dhe qafën e bardhë të gruas me topuz.

Jam suferina ,jam dallga në shpërthim,nuk më burgosen,jam shiu vet që mbush përenjet, thoshte ajo edhe ne ndjenim si levizje në venat e epshit burëror këtë formë sirene nxjerë deti për ne. Befas iu afrua rërës dhe me një shkop shrojti mbi rërën e lagur sikur të shkruante në akull: “Une e dua EREN”. (po nuk mund ta them) E pashë me kujdes dhe vura re se ishte grua me karakter.Duhet ta kete zemrën shume të madhe,mendova,vec se per dashuri ka vetëm një vend. Me hipi nje dëshirë ta puth,po ajo ishte aq larg ndaj e putha me ëndër.Edhe ndjeva kënaqësine e burit kur gruaja ia pranon. Po jooooo,

…..ku ta lija një lanete,thoshte Driteroi, nje xhinde Shkodre një kaproll,

Ajo me not do cante dete,e do me gjente në Anadoll. Edhe gruaja me floke topuz po i hynte detit.Atë nuk e trembte e ftohta.Duhet te ishte ritur afër malit e afër lumit. Pse me not mendova nje pulëbardhë e mund te fluturojë,kur ajo ka forcë.Qielli ka vënd për të gjitha pulëbardhat zemërbardha. Por jo.Ajo u step.Dicka kujtoi.Dhe me vehte foli: Ndoshta do të këthehem ndonjeherë tjetër,ndoshta por edhe ne u këthefsha suferinë në ardhje e ikje do te jem . Shtrëngate në shperthim.Ta dish.

Edhe iku si era drejt reve te hirta që i rëndonin këtij deti dembel.Edhe mua mu dhimbs vehtja në këtë breg që nuk isha stuhi mbi DET.