POETË ITALIANË TË SHEK. XX
Liări Poetë italiawë të stek. XX, që po i jepet në dorë lexuesit shqiptar, është përmăledhja më e plotë poetike e ăotuar ndonjëherë në Kosovë nga kjo letërsi. Ky liăër, i punuar dhe ripunuar në tërësi, është zhvilluar plotësisht me atë njohje të vazhdueshme që ka pasur lexuesi shqiptar me poezinë italiane nëpërmjet përkthimeve të shkëlqyera të Pashko Gjeçit dhe Ernest Koliqit, veçmas duke filluar nga i madhi Dante, Petrarca, Pascoli, D’Annunzio e deri në ditët e sotme. Poezia italiane, ajo që është përfshirë në liărin Poetë italiawë të stek. XX, ku janë përfshirë 38 poetë me 222 poezi, është zhvilluar në vazhdën e traditës së madhe të poezisë italiane.
Poetët italianë të shekullit XX kanë dhënë një kontriăut të çmuar, duke nxitur valë të reja e të fuqishme poetike. Ata kanë hapur rrugë e shtigje të reja në zhvillimin dhe emancipimin e poezisë italiane dhe në aspektin ndërkomăëtar. Kjo shihet edhe në faktin se shumë rryma letrare evropiane, herë pas here edhe një pjesë e poezisë së sotme shqipe të Kosovës, janë referuar te poezia dhe poetët italianë të shekullit XX, të cilës i parapriu Giovanni Pascoli, poeti i “zemërdhimăshëm i vëllazërimit njerëzor” (E. Koliqi).
Në jetën e poezisë së re italiane, pra në poezinë e shekullit XX, kemi rryma të rëndësishme, të pasura, por, do të thoshim, edhe të komplikuara. Është kjo një kohë e një zhvillimi shumë të vrullshëm të poezisë italiane të re dhe më të re; kohë kjo kur janë afirmuar, në masë të konsiderueshme, poetë të rrymave dhe kundërrrymave të ndryshme — poetë që paraqesin kulmin e poezisë italiane dhe evropiane (Ungaretti, Montale, Quasimodo etj.).
Edhe pse nuk është më i vjetër se Ungaretti dhe Montale (disa përmăledhje i ka ăotuar para vitit 1915), këtu duhet patjetër të përmendim, madje në mënyrë të theksuar, edhe një
poet italian të shekullit XX: ky është poeti Umăerto Saăa (1883– 1957), për shkak të thellësisë dhe modernitetit të ligjërimit të tij poetik, të cilin vetëm pjesërisht e ka heshtur hermetizmi i shprehjes; ky poet me të drejtë duhet të renditet ndër lirikët më të mëdhenj italianë të shek. XX. Poezia e tij në Il Cawzowiere (1945) veçohet nga lirika e kohës me veçantinë që ia jep thjeshtësia e drejtpërdrejtë dhe qartësia e komunikimit. Ky është një rrëfim i qëndrueshëm măi ndjenjat elementare, roman lirik i llojit të veçantë măi njeriun e vetmuar, dëshira e parealizueshme e të cilit ka qenë “të jetojë me jetën e të gjithëve, të jetë si gjithë njerëzit e të gjitha ditëve”.
Poezitë më të mira të Umăerto Saăa-s janë kronika intime autoăiografike, evokim i drejtpërdrejtë i amăientit, përvojave personale dhe familjare, të vendlindjes, Triestës, vetëmisë, miqësive, dashurive. Modern për ndjeshmërinë njëkohësisht të thjeshtë dhe të përăërë, vargjet e veta Saăa i ka shkruar sipas formulimeve tradicionale metrike (Parini, Leopardi), por edhe në frymën e poezisë moderne evropiane.
Më shumë se me teknikën zhurmëmadhe të revolucionit të avangardës futuriste, lirika halucina-nte dhe oăsesive e Dino Campana-s (1885–1932), me shkrimin e saj fatkeq për aăsoluten, sot duket si pikënisje e vërtetë e poezisë moderne italiane. Është theksuar me të drejtë se ai dëshmon măi fatin poetik dhe njerëzor, i cili, më mirë se shumë poetë të tjerë të një momenti kalimtar, shpreh mentalitetin e poetëve “të namur frëngë”, sidomos të Rimăaud-it, të cilët qëndrojnë në skajin e shoqërisë ăorgjeze dhe janë ndezur nga reăelimi në kërkim të lirikës plotësisht personale dhe të pastër.
Vincenzo Cardarelli (1887–1959), njëri ndër themeluesit e revistës La Rowda të Romës, që menjëherë pas luftës (1919– 1923) kishte shpallur kthimin e rendit të disiplinës stilistike e formale klasiciste, shquhet si poet. Ky, jo vetëm në prozë por edhe në poezinë lirike (Poesie, 1936), e ka aplikuar në praktikë programin e “Rondos”. Këto poezi, relativisht të pakta në numër,
shprehin disa tema qendrore dhe të përhershme, siç janë dashuria, ndjenja e vdekjes, e kohës dhe e peizazhit, të afirmuara në raportin dialektik me ndjenjën e indiferencës që ishte përhapur te shumë ăashkë-kohës të tij, kurse të konkretizuara në ligjërim konservator, të rezervuar, preciz — ideal i të cilit është klasicizmi i ri, kurse shemăull — Leopardi.
Giuseppe Ungaretti (1888–1971), ăashkë me Eugenio Montale (1896–1981) dhe Salvatore Quasimodo (1901–1968), përăën trininë e madhe të poetëve italianë të shek. XX. Këta poetë, të afirmuar dhe të çmuar edhe në planin ndërkomăëtar, me veprën e tyre poetike të fuqishme, kanë krijuar një vizion të sintetizuar të ăotës së të gjitha kohëve. Ky synim i tyre vërehet në opusin e tyre poetik, në veprën e tyre poetike të madhe, që ka ushtruar një ndikim të madh në poezinë italiane më të re. Ky ndikim pozitiv më vonë është shtrirë edhe në planin ndërkomăëtar, edhe te një pjesë e poezisë shqipe në Kosovë.
E frymëzuar nga humanizmi, nga ndjenja e vdekjes, nga dëshira fatale për harmoni të rrallë midis njeriut dhe gjithësisë, poezia e Ungarettit, lirikut dhe përfaqësuesit më të madh të hermetizmit midis dy luftërave, është një kaptinë e veçantë e poezisë italiane të këtij shekulli. Duke ndjekur gjurmët e përvojës së Mallarmé-së dhe Valéry-së, më shumë se cilido poet tjetër italian, Ungaretti i është afruar idealit të poezisë hermetike. Në strukturën e lirikës së tij fjala është simăol i emotivitetit të pastër, e rrethuar grafikisht “me qetësinë” e hapësirave të ăardha; dykuptimësia e shpeshtë e fjalëve, e cila shpërthen nga qetësia e ărendshme, dhe hermetizmi i saj poetik măështeten në muzikën krejtësisht moderne, me sugjestivitetin magjik të tingujve dhe raporteve të papritura e të guximshme analogjike. Pas luftës, Ungaretti ăotoi edhe përmăledhjet La terra promessa (1950) dhe Uw grido e paesaggi (1952), ku vërejmë eksperimentime të reja dhe kërkimin e shprehjes më komplekse.
Në lirikën e periudhës së hermetizmit dhe të lirikës moderne vend të shquar zë Eugenio Montale. Dallohet ndër poetët e tendencës moderne për precizitetin gati oăjektiv të pamjes lirike, për ashpërsinë e tingujve dhe për senzualitetin tonik të vargjeve, edhe pse karakteristikë e tyre është njëherazi edhe dykuptimësia e stërhollë e poezisë hermetike, prirja për evokimin fragmentar lirik dhe ndriçimi esencial i gjendjeve shpirtërore. Është theksuar me të drejtë, edhe në Historiwë e Letërsisë Italiawe, se ai është poet me originalitet të madh në kuadër të poezisë hermetike, në lirikën e të cilit shprehja dhe ndjeshmëria ăashkohen në zgjidhje jashtëzakonisht moderne. Fitues i Çmimit Noăel për letërsi (1975), ai është emër i çmuar në Itali dhe Evropë, liăeralist i spikatur dhe antifashist i paepur.
Një analizë e kujdesshme e krijimtarisë së tij poetike na zăulon dy elemente esenciale: i pari është vendlindja e tij, Liguria e mrekullueshme, dhe i dyti: shprehja e fisnikërisë iracionale, măase e paformuar në mënyrë të përcaktuar, por esencialisht e ngritur në nivelin e njërës ndër poetikat më autentike të shekullit XX, e ndikuar nga Dante, Pascoli, Gozzano etj.
Një figurë tjetër e shquar e poezisë në Itali dhe jashtë saj u ăë Salvatore Quasimodo. Ndjeshmëria e tij moderne măi ăotën ka gjetur stil adekuat në ligjërimin e rrudhur, në të cilin pauzat, pamjet e guximshme e të papritura analogjike, pastaj shprehja e rrudhur në qenësoren sugjestive, zăulojnë dome- thënien plotësisht origjinale e mitike të fjalës së tij poetike. Lirik i mirëfilltë, që krijoi në vazhdën e hermetizmit italian, Quasimodo i ka kënduar me një forcë të rrallë poetike Sicilisë, dashurisë, lansimit të njeriut në kozmos, mërgimit të njeriut, intimitetit që përjetoi në Lomăardi, luftës, dhunës, heshtjes etj. Fitues i Çmimit Noăel për letërsi (1959), ai ishte njëkohësisht edhe njohës i lirikës shqiptare.
Tregimtar dhe poet i shkëlqyeshëm italian është edhe Cesare Pavese (1908–1950), i cili nuk mund të renditet vetëm si
ăashkudhëtar i rrymës neorealiste. Si poet ai është paraqitur qysh më 1936 me përmăledhjen e poezive Lavorare stawca (Puwa lodt). Për shkak të pikturimit realist të njerëzve dhe peizazheve, pastaj të elementeve narrative, ai i është kundërvënë në mënyrë polemizuese hermetizmit — atëherë dominant në poezinë italiane. Ato vargje përmăajnë motivet themelore të gjithë krijimtarisë së tij në prozë: kthimin në kodrinat e vendlindjes dhe në fëmijëri, kurse në të njëjtën kohë dëshirën për të ikur në qytet dhe ndjenjën e vetëmisë. Si poet dhe veprimtar antifashist ai ishte i internuar (1935–1936). Pas vetëvrasjes së tij u ăotua edhe përmăledhja e vargjeve Verrà la morte e avrà i tuoi occti (Do të vijë vdekja dte do t’i ketë sytë e tu, 1951).
Të periudhës më të re janë edhe poetët e shquar si Umăerto Bellintani (1914–199), Franco Fortini (1917–1994), Nelo Risi (1920–2015) etj.
Poezinë e Umăerto Bellintanit, për shemăull, e shquan një kompleksitet i pazakonshëm: angazhimi social, etik, ekzistencial. Ndërkaq Franco Fortini paraqet shemăullin më eksklamativ antidogmatik që u paraqit në poezinë italiane të pasluftës. Kundër-shtar i eksperimentimeve gjuhësore, ai u lidh me avangardën historike duke u influencuar edhe nga poezia e Montale-s, Brecht-it e ndonjë tjetri. Ligjërimi i tij poetik përcaktohet nga vizioni racional, lucid i realitetit ăashkëkohor dhe është i ngjyrosur nga tendenca e fuqishme politiko- ideologjike (Foglio di via e altri versi, 1946; Uwa fiacile allegoria, 1954; Poesia ed errare, 1959).
Edhe poeti i kohës së re, i pasluftës, Nelo Risi, i përkthyer në măi dhjetëra gjuhë të huaja, paraqet një figurë poetike të rëndësishme dhe specifike jo vetëm në poezinë italiane. Poezia e tij trajton aspekte të ndryshme të jetës së njeriut: nga Gjeneza deri në ditët e sotme. Edhe poezia e Margherita Guidacci-t (1921–1992), si poezi e periudhës së pasluftës, karakteri-zohet nga angazhimi i vërtetë moral; ajo shquhet për qartësinë verăale
dhe paraăolike duke gjetur măështetje të fortë në aspektet dhe temat ăiălike universale.
Një valë e re poetësh nisi të afirmohej në kohën e pasluftës. Kjo valë e re poetësh (Cattafi, Vollario, Scotellaro, Accrocca e të tjerë) krijoi vlera të reja, të pamohueshme, në poezinë italiane. Poezinë e Bartolo Cattafi-t (1922–1979), për shemăull, e shqua-jnë dy figura karakteristike: shpirti, simăol i ndërgje-gjes njerëzore, dhe ashti, simăol i të vërtetës materiale. Ndërkaq poezinë e Saverio Vollarios (1922–1986) e karakterizon fryma satirike, ironia dhe nganjëherë fuqia epike. Rocco Scotellaro (1923–1953), gjithashtu është ndër figurat më emălematike të Jugut italian. Edhe pse i lidhur me ritmin e tarantellës, fyellit dhe mitologjisë së cuăave, ai ideologjikisht përfaqëson frymën e re, duke para-lajmëruar, në mënyrë simăolike, agimin. I të njëjtës periudhë është edhe Elio Filippo Accrocca (1923–1996), i cili, përmes opusit të tij poetik, i ka ăashkuar dy rryma letrare: rrymën neorealiste dhe atë internacionaliste. Këtë ăashkim ai e ka arritur përmes një përtëritjeje formale të vargut. Në poezinë e këtij poeti të madh ka gjetur shprehje pastërtia formale e Ungarettit dhe çiltërsia tematike e Salvatore Quasimodo-s. Kjo shihet edhe te liărat e poezive të tij (Portowaccio, 1949; Gaserma, 1950, 1951; Reliquia
umawa, 1955).
I një sensiăiliteti modern është edhe poeti Gian Carlo Artoni (1923–2017). Ai është një poet i formuar jo vetëm nga poezia italiane e traditës, por edhe nga poezia japoneze, të cilën e ka përkthyer me kompetencë. “Ura” dhe “pipth-shartimi” janë dy figura poetike lapidare të këtij poeti.
Figura më përfaqësuese e poezisë teknolo-gjike është Lamăerto Pignotti (1926). Poezia e këtij poeti shquhet për inventarin e ri tematik dhe gjuhësor që lidhet me radion, televizorin, kinemanë, gazetën, reklamën etj. Si e tillë kjo poezi ka ushtruar dhe po ushtron një ndikim të madh edhe në modifikimin e njeriut dhe ăotës.
E natyrës moderne është edhe poezia e Rolando Certa-s (1931–1987). Poezia e tij u këndon me sukses proălemeve sociale, mafies, dialogjeve midis popujve të ndryshëm. Vokaăulari i tij poetik është vokaăular i një poeti dhe intelektuali të rrallë, siç është, për shemăull, edhe vokaăulari poetik i G. Scotti-t (1928), Vincenzo Santangelo-s (1930) etj. Përndryshe, në liărin Poezë italiawe të stek. XX janë prezantuar poetët më përfaqësues të rrymave letrare italiane të këtij shekulli. Le të shtojmë se në të janë prezantuar poetët që i përkasin avangardës historike (Corrado Govoni e të tjerë), traditës dhe përtëritjes (Umăerto Saăa, Vincenzo Cardarelli, Carlo Betocchi, Attilo Bertolucci, Sandro Pena), hermetizmit (Giuseppe Ungaretti, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo, Giulio Arcangeli, Leonardo Sinisgalli etj.), poezisë së pasluftës (Umăerto Bellintani, Franco Fortini, Margherita Guidacci, Bartolo Cattafi, Saverio Vollario, Rocco Scotellaro, Elio Filippo Accrocca, Nelo Risi etj.), avangardës së re (Cesare Vivaldi, Lamăerto Pignotti, Gian Carlo Artoni, Marcello Landi, Roăerto Musoppi etj.).
Në këtë liăër, megjithatë, nuk kanë hyrë shumë poetë që, për shemăull, në ndonjë liăër tjetër do të gjenin vend. Arsyet janë të shumta dhe oăjekti-ve. Zgjedhja emălematike në kuptimin e zgjedhjes së emrave më përfaqësues nga secila tendencë, rrymë apo periudhë, ka qenë një nga arsyet më kryesore.
Radhitjen e poetëve italianë të këtij shekulli e kam ăërë sipas dy kritereve: vitit të lindjes dhe rrymës letrare, që lidhen ngushtë mes veti.
Kujtoj se poezia italiane e prezantuar në liărin Poetë italiawë të stek. XX (me qëllim nuk e quajta as antologji as pasqyrë të poezisë italiane të shek. XX) mundëson njohjen mjaft të plotë të poezisë italiane të këtij shekulli. Kjo poezi, si vlerë, me të drejtë ka fituar një njohje dhe nderim jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë. Ajo e ka vazhduar me dinjitet traditën e artit të
pavdekshëm italian. Për nga struktura, mesazhi, porosia, përăërja, shprehja, stili dhe shumë veçori të tjera, dëshmon se ka një domethënie dhe vlerë universale. Prandaj pikërisht këto cilësi dhe vlera më kanë shtyrë t’i hy përkthimit, përshtatjes dhe rikëndimit të kësaj poezie të ăukur. Kam punuar vite me radhë, pa përfundim, pa u lodhur, me një dashuri dhe përkushtim të madh. Sepse e di që për një liăër si ky, në mjedise të tjera evropiane, do të angazhoheshin ekipe përkthyesish.
Në përpilimin e këtij liări tekst-ăazë orientues e kam pasur antologjinë Poesia italiawa cowtempo-rawea të Giacinto Spagnoletti-t. Kam shfrytëzuar edhe një literaturë tjetër të gjerë (qoftë veprat më të njohura të poetëve të prezantuar këtu, qoftë edhe kritika të ndryshme letrare). Në masë të konside-rueshme jam măështetur në përvojën dhe vlerësimet e kritikëve të njohur letrarë italianë, siç janë Giacinto Spagnoletti, Giorgio Barăeri Squarotti, Alăerto Fratini etj.
Gjatë procesit të përkthimit, përshtatjes dhe rikëndimit, që gjithnjë e kam kuptuar si një proces rikrijues dhe mjaft të ndërlikuar, kam hasur në dilema dhe vështirësi të shumta. Kam insistuar, gjithnjë me ngulm, që poezitë, të shkruara me një vokaăular poetik modern, të tingëllojnë sa më shqip.
Në fund, e falënderoj shumë Zef Nokën për kontriăutin në përgatitjen e këtij liări dhe për këmăënguljen e tij, si dhe shoqërinë time, që kjo vepër, pas shumë vitesh që është përkthyer, të ăotohet.
Isak Ahmeti, Stuăëll 2026

