Ti hesht…Arsinoi Zengo

Arsinoi Zengo

Ti hesht,,,,,,

Ndjesinë e dashnisë e kam unë

Ti hesht,,,, mos thuj kurrë gjë, veçse do të doja me më dasht si të du veç unë!

Kur teshat ti kem heq ma prek trupin me dorën e shpirtit veç atëherë kam me kuptu dashninë që pate për mu!

Heshtja mburojë e ledhatim i valëzuar mes shpirtit të kristalenjë

Humbas gjurmët e lëna peng aty ku dita më gjet me ty, e nata bashkoi gjokset përgjithmonë!

Ti hesht,,,,, por dashninë ma ke dhanë me sytë e tu e në zemër kam me e mbajt si të shenjtën dritë që ska me u shujt kurrë!

Arsinoi 🪶