Miti dhe epika, si argëtim intensiv, në romanin e Fatmir Gjestilë-s-Emi Krosi

Emi Krosi

FATMIR GJESTILA

Tema: Miti dhe epika, si argëtim intensiv, në romanin e Fatmir Gjestilë-s.

Afirmimi i letërsisë fëminore në Shqipëri, si njësi e letërsisë tonë kombëtare, tashmë është një dëshmi dhe ka fituar statusin e gjinisë letrare më të dashur, jo vetëm për fëmijët por dhe për lexuesit e mëdhenj. Në këtë mjedis, vjen dhe autori i shumë librave për fëmijë dhe të rritur Fatmir Gjestila me romanin “Zogu i agut të bardhë” (Gjestila: 2023). Autori ka një biografi të pasur, por është pjesë “e letërsisë së provincës” apo pjesë e “letërsisë minore”. Në nivelin e studimit për/rreth këtij autori, nuk ka ndonjë studim të tillë, (as brenda dhe as jashtë), por për letërsinë për fëmijë në tërësi, si gjini, po ka studime. Por veprat letrare, nuk kanë përcaktesa “të mëdha” apo “të vogla”, sepse në kuadrin e studimeve letrare nuk ka ndonjë formulë të pëcaktuar mes shkrimtarisë dhe letërsisë. Sipas kritikut frëng (Roland Barthes), për studimin e letërsisë ka disiplina të ndryshme me objekt e metodë të ndryshme, kur objekti është krijimi letrar, kurse metoda, është kërkimi psikologjik (Barthes: 2002: 179),  prej të cilave marrëdhënia mes njeriut të zakonshëm dhe artistit, janë shumë të ndryshëm, se ky i fundit pasqyron përmes imagjinatës artistike, ku shumë herë krijuesit, historikisht, që nga lashtësia janë edhe anonimatë, dhe minorë, dhe individë me fuqi hyjnore artistike dhe krijuese, se janë shprehje të një kolektiviteti të caktuar.

HISTORIA BOTËRORE E LETËRSISË PËR FËMIJË

Historia botërore e letërsisë për fëmijë, është shumë e hershme. Letërsia për fëmijë mund të vërehet në tregimet tradicionale si përralla, që janë identifikuar si letërsi për fëmijë vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe këngët si pjesë e një tradite më të gjerë gojore, që të rriturit ndanin me fëmijët përpara se të ekzistonte veprimtaria botuese. Zhvillimi i letërsisë së hershme për fëmijë, përpara se të shpikej shtypshkronja, është vështirë të identifikohet. Edhe pasi shtypja u përhap, shumë përralla klasike “për fëmijë” u krijuan fillimisht për të rritur dhe më vonë u përshtatën për një audiencë më të vogël. Që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, shumë vepra letrare, janë shkruar veçanërisht për fëmijët, shpesh me një mesazh moral ose fetar.

Letërsia për fëmijë ose letërsia për të mitur përfshin tregime, libra, revista dhe poezi që janë krijuar për fëmijët. Letërsia moderne për fëmijë klasifikohet në dy mënyra të ndryshme: zhanri ose mosha e synuar e lexuesit.

Përsa i përket kategorisë së moshave (Anderson: 2006: 8) ndahet në tri:

  • letërsi për fëmijët e mitur (përfshin përralla, revista ilustrative dhe libra metodikë),
  • letërsi për moshën e ulët shkollore (libra me poezi, romane në prozë ose poema, por

edhe libra jo ficion apo me “aventura” kafshësh): “Përrallat” nga Hans Kristian Andersen, apo edhe libri: “Aventura e Lizës në botën e çudirave”, një libër që u popullua edhe (falë filmit për fëmijë, me aventurat dhe fantazitë në botën e çudirave të një vajze të quajtur Liza),

  • libra për adoleshentët: (kryesisht libra më me shumë fantazi sidomos fantashkencë), siç

 janë: “Aventura e Tom Sawyer”  i (Mark Twain), po edhe libri i shkrimtarit italian (Carlo Collodi) “Aventurat e Pinocchio-s apo libri tashmë i ndërkombtarizuar “Harry Potter i (JK Rowling), si libri më i mirë për fëmijë që ndërton një histori, si tekst që përfaqëson kulturën e fëmijëve (Reading: 2006 :48), letërsia fantastike për fëmijë, pra, është bërë më komplekse dhe e sofistikuar duke sjellë dhe një evolucion të këtij zhanri. 

FILLESAT E LETËRSISË PËR FËMIJË NË SHQIPËRI

Kurse, historiku i letërsisë shqipe për fëmijët fillon me poetin tonë kombëtar Naim Frashëri duke vazhuar me shumë emra të tjerë, deri tek brezi i viteve ‘70/’80 me emra si : Odhise Grillo, Xhevat Beqaraj, Adelina Mamaqi, Tasim Gjokutaj etj. Edhe prozatorët për fëmijë si: Bedri Dedja, Gaqo Bushaka etj. Një ndër problematikat sot, është se botimet për fëmijë janë të rralla, pasi leximi duhet shtrirë edhe më përtej metropolit (kryeqytetit), por dhe adresimi shumë herë i gabuar nga mësuesit (ndaj librave të huaj), që fëmijët të lexojnë edhe në zonat rurale, por rritja e tvsh-së së librit, botuesit, shkrimtarët dhe ilustratorë shprehen se: letërsia shqipe për fëmijë është në zgrip (Dedja: 2019). Akoma, Gaqo Bushaka, mbetet autori më i lexuar për fëmijët e vegjël por edhe të rritur. Kurse Viktor Canosinaj, mbetet autori që shkruan kryesisht libra për adoleshentë, dhe preferohet nga kjo moshë. Pas viteve ’90-të, letërsia për fëmijë kaloj një periudhë të gjatë në “heshtje”dhe në udhëkryq. Por, edhe pse shumë pak libra janë cilësorë, shumica me ca improvizime fillestare, me shtesa të llojllojshme apo me nivele të ulta dedaktiko-mësimore, duke ndikuar edhe tregu i huaj, përkthimet që shpeshherë bëhen nga autorë, me plot difekte në gjuhë dhe tematika të trajtuara me mjaft vështirësi për lexuesit e vegjël. Ka ndoshta shumë pak si: Bedri Dedja dhe Astrit Bishqemi, që janë edhe “farëhedhësit”e një bazë të studiuesve dhe të themeluesve të një kritike të mirëfilltë letrare, në këtë lëmi. Në fakt edhe letërsia për fëmijë në Kosovë ka një ngecje edhe më të madhe (me pak botime minore), por edhe urat e komunikimit me Shqipërinë, ka qenë të zbehta, se njohja është e paktë, mosnjohja ka më shumë sipërfaqe (Bushati: 2022). Jo vetëm pengesat, por edhe mosnjohjet e tematikave, problematikat e fëmijëve të sotëm janë “njolla” dhe “hije” me shumë “zona të errëta”, sidomos tek letërsia për të rinj. Kjo letërsi shkruhet më pak, lexohet akoma dhe më pak (se ky targetgrup lexuesish janë “idhtarë” të rrjeteve sociale dhe modeleve që ndjekin), duke braktisur librat dhe leximin, (madje dhe librat e detyrueshëm shkollorë). Ata pak tekste letrare, ose janë imitime ose kanë tema të përsëritura. Dilemat, frikërat ndaj letërsisë për fëmijë ose më mirë paragjykimet, a nuk përkojnë edhe me thënien e Croce-s, se ajo letërsi mbetet e nënvlerësuar dhe nuk do të jetë kurrë art i vërtetë (Croce 1974: 116). Përsa i përket letërsisë së fëmijëve në Kosovë, përpos historisë në këtë lëmi të shkruar me emra, si: Rifat Kukaj, Ymer Elshani, Agim Deva, Rrahman Deda, Abdulla Thaçi, Gani Xhafolli, Xhevat Syla, kriza e shkrimtarëve të rinj, është një sfidë edhe për lexuesit e vegjël kosovarë. Kjo, sepse fëmijët janë një hap para shkrimtarëve, të cilat akoma nuk i kanë cekur disa tema të moshës dhe kohës. Por, një brez i ri letrarësh për fëmijë (kryesisht mësues), po mëtojnë t’i afrojnë lexuesve të vegjël, me libra për të gjitha moshat (Krosi: 2026), duke përdoruar edhe fushën e mendimitdhe zhvillimit kognitiv që i referohet ndryshimeve afatgjata në këto procese (edu-cognitive-development-the-theory-of-jean-piaget), ku [Piaget besonte se të mësuarit vazhdonte nga ndërveprimi i asimilimit (përshtatja e përvojave të reja për t’iu përshtatur koncepteve të mëparshme), akomodimi dhe rregullimi i koncepteve për t’iu përshtatur përvojave të reja].

ELEMENTET STRUKTURORE/EPIKE DHE FANTASTIKE

Romani ndërtohet ose mund të lexohet përmes këtyre strukturave:

  1. struktura e tekstit (ndërtuar në dy pjesë) dhe ndërfutja e teksteve, siç janë tekste nga

epika, apo dhe poezia. Struktura e tekstit është klasike. Sipas konceptit të rrëfimit pa ndërmjetësim, duke ilustruar përvojën e rrëfimeve personale, bëhemi zotërues të kodit narrativ me elemente postmoderne, që janë;

  • parabolë e narratorit që vepron dhe rrëfen
  • parabolë e narratorit që di dhe rrëfen,
  • parabola e rrëfimi dhe përshkrimit,
  • parabola e kronotopisë dhe “intertekstualizmit” (Kristeva:1969),
  • parabola e pastish-it, (shumësia e diskurseve: epika/poezia/përralla/mitologjia/historia

etj.). Rrëfimi vazhdon me rrjeshmëri. Letërsia nuk ka një vijë fundore, apo dhomë të mbyllur. Çdokush, është i pranuar nëpër labirintet e saj. Përfaqësimi letrar, definohet kur përzihet me rrëfimin (në kuptimin më të gjerë), nuk reduktohet dot vetëm në narrativë, por edhe përmes përshkrimit, sepse kundërvënia ndërmjet përshkrimit dhe rrëfimit, është një nga tiparet nga më të mëdha të vetëdijes sonë letrare (Zhenet:1985:56). Operacioni letrar, përmes aktit të përfaqësimit verbal, nëpërmjet logos e lexis, nuk përjashton askënd. Romani është i ndarë në:  

  • pjesa e parë,
  • pjesa e dytë.
  • Struktura epiko-mitologjike (elemente të epikës dhe botës parake) ku dallohen:
  • sundimi i frymës heroike, (elemente tëeposit shqiptar të kreshnikëve, siç del edhe nga

kuptimi që ka marrë fjala kreshnik), në paragrafin: kreshnikët mblodhën luftëtarët fushë më fushë e kodër më kodër dhe u prinë shtigjeve, që t‘u dilnin përpara e t’u pritnin turrin hordhive të egra. Edhe zanat e orët zbritën nga malet, lanë burimet e lumenjtë që gurgullonin e shushurinin pyjeve e grykave dhe, me këngët e klithmat e tyre, nisën t›iu jepnin zemër luftëtarëve. Togfjalëshat: u ngurtësuan prej zanave, f. 9/ çgurtësoheshin, ngaqë ndienin së largu ulërimat e hordhive të tyre, f.10/ kreshniku sydrin f.11 etj.

  • Shfaqja e legjendares/legjendaritetit, (me elemente të rrëfimit përrallor, e zhveshur nga

vetëdija e mirëfilltë, me figurat e motivet imagjinare fantastike), siç janë dhe emrat e personazheve: Kreshniku Sydrin/ Diellëza/ Agu/ Earta/ Dija/ Kalorsi fluturues/ Artoni/ Dardi/Krojani/Adeni/ Agenori. Në paragrafin:në këto mësonjëtore, mendarët u mësonin fëmijëve, u mësonin mitet, legjendat, gojëdhënat dhe përrallat, bëmat e këngët e kreshnikëve, këngët e vallet e orëve e zanave, e lidhura me pergamenë, boja nxirrej nga gjethet dhe petalet e luleve, lëvoret e bimëve dhe pemëve, kulla e tij. Në motivet dhe tematikën e tyre janë të pranishme mjaft forca të natyrës: vërshimi i lumenjve, përmbytjet dhe sidomos fatkeqësitë natyrore në të cilat fantazia popullore ka personifikuar dhe krijuar qënie të mbinatyrshme me tipare dhe karakteristika të veçanta, nëpërmjet kësaj pasurie artistike, fëmijët mësojnë se si njeriu ndeshet e fiton mbi forcat e errëta të natyrës, gjithmonë sipas parimit: e mira fiton mbi të keqen (Histori e letërsisë :1959:12-13).

  • Shtresëzimi popullor (dhe mjetet artistike janë tipike për folklorin fshatar, nga mjediset

blegtorale, bujqësore e nga natyra, në kohë, në vende të pacaktuara), si në paragrafin:  edhe vargjet e këngëve që dëgjove ende nuk janë shkruar, porse çdo germë e fjalë e tyre gjallon në gjithë dheun e Rrafshnaltës së Diellit: në male dhe pyje, në fusha e kodrina, në gurgullimën e burojave dhe rrjedhën e lumenjve, në mendjen dhe zemrat e fëmijëve, në zgavrën dhe telat e lahutës. Do të shkruhen… do të shkruhen… do të shkruhen…, autori paralajmëron kohën e ardhme. Ai është shtyrë në kohët parake.

  • Rrafshi i krahasimit të qëndresës (qëndresa për ruajtjen e trojeve, bjeshkëve, kullotave,

shtëpive, nderit e dinjitetit të botës së kreshnikeve, të fisit, të familjes dhe individit, si dhe rezistenca, konflikti dhe lufta kundër forcave të natyrës), të përfaqësuara nga zanat në fazën e tyre të “egër”, ngurtësimi/(ç)gurtësimi. Autori fut në lojë dhe përshkrimet:

  •  (kreshnikëve); [pas çdo çapi që bënin drejt tij, shtati i tyre rritej, flokët e tyre zgjateshin, zëri i

tyre kumbonte. Me flokët e gjatë të rënë supeve, me ballin e gjerë e sytë e ndezur pishë, me fytyrën e bardhë e mollëzat pakëz të kërcyera, me dhëmbët si zajet e bardha të lumit, me qafën e gjatë e fikthin e mprehtë në grykë, me shpatullat e gjëra dhe gjoksin e kërcyer, me këmbët e krahët e drejtë gjithë muskuj, por ishin në moshë të thyer dhe ende nuk u qenë tharë plagët].

  • (ardhacakëve): [personazhi negativ: (sygogla). Kokat e tyre të mëdha si popla guri, balli i

sheshtë e i ngushtë si rrasë guri, fytyrat e zbehta si ato të të vdekurve, sytë e dalë si gogla akulli, dhëmbët e mëdhenj si copëza hekuri të ndryshkura, qafa e shkurtër dhe shpatullat e gjera, trungu gjithë gunga, krahët dhe këmbët si degë lisi të veshura me myshk dhe gjithë nyje, i bënin ata edhe më të frikshëm].

  • Elementet e pacaktuara të kohës/parake: (koha e pacaktuar që kalon shpejt dhe vitet po

ashtu): Pas gjashtë a shtatë vjetësh/ Pasi kaluan pesë vjet/ Pas tri ditësh e tri netësh/ për pesëdhjetë vjet rresht/ Në krye të pesëmbëdhjetë vjetëve/ Por, pas ca ditësh/ për nëntë ditë e nëntë net/ e ditës së dhjetë/ për tridhjetë vjet rresht/ në fund të çdo muaji/ për tri net radhazi/ Njëzet vite më pas/ tri–katër javë/ për tridhjetë vjet/ këtu e pesëdhjetë e ca vjet më parë (del 4 herë)/ qetësinë e tyre pesëshekullore etj.

  • Elementet krahasues/përngjasmues: (mes dhimbje së Kreshnikut Sydrin, kur ia vranë

fëmijët e mësonjtores dhe “Vajtimi i Ajkunës”): – Ku jeni ju, oj orë të mira? Ku jeni ju, mori zana? A keni sy të shikoni e veshë të dëgjoni? Ejani e merrini fëmijët… ejani nëse vërtet jeni orë e zana të Rrafshnaltës së Diellit.  

  • Elementet e metamorfozës: (shndërrimi i Diellzës): që nga aty ajo u shndërrua sakaq në

një gjarpër laran që, pak nga pak, u zgjat lart duke qëndruar në bisht. Aty për aty, gjarpri laran u kthye në një vashë të bukur me flokë të bardhë borë që i mbështillnin gjithë trupin. E njohu: ishte Ora e Dijes, përmes bashkëveprimit të botës dytësore magjike, që shpesh krijon argëtim intensiv. Këto proza epiko- rrëfyese, i kushtohen krejtësisht ndjenjave. Se ndjenja është materia e saj, objekti i saj thelbësor, një mundësi e thjeshtë, e shprehjes fiktive, në një fiktivitet thelbësor të ndjenjave, që nuk ka dallime thelbësore; “letërsi e lartë” apo “letërsi e ulët”, ose më mirë, minore. Këto lloj procesesh i atribohen poetikës së tekstit, që nga koha aristoteliane. Nocionet e elementeve dominuese parësore, brenda një vepre letrare, përfshijnë edhe elementin joletrar, sepse dallimi mes “mjetit” dhe “funksionit”, mbetet gjithmonë letrarja (Jeferson & Roby: 2006:51), që përsëri nuk ka ndonjë dallim mes letërsisë minore dhe asaj madhore, se përsëri lënda kryesore është letërsia (çfarë përfshin ajo brenda saj).

  • Struktura moderne e përrallës, (elemente të realizmit magjik). Kjo është pjesa ku

ndërtohet e gjithë fabula. Magjia është një temë e përjetshme në letërsinë për fëmijë, përmes:

  • të mrekullueshmes së “realizmit magjik”, autori sjell në letërsinë moderne shqiptare,

rrëfim fantastik si:

  1. një histori e rrëfyer, (në formë përralle);
  2. ngjarje e papërsëritshme, (frika dhe ankthi i fëmijëve gjatë leximit);
  3.  ndodhi fantastike, ( 6 fluturimet, gjarpërinjtë, xixëllonja, reja, mjegulla etj.);
  4. magjia, (shndërrimi i kamave në gjarpërinj nga Zonja e Madhe);
  5.  metamorfoza (shndërrimi i Diellzës dhe fëmijëve Agut/Earta/Dija por dhe shndërrimi i

kreshnikut Sydrin në plak mjekëbardhë), një mbyllje si përrallë fantastike; vetë përrallat me personazhe dhe ngjarje të çuditshme, me aventurat dhe heronjtë e tyre i çojnë fëmijët në mjedise fantastike duke u dhënë atyre të kuptojnë mjaft dukuri të thella të jetës (Alimerko :2014 :12). Mbyllja në formën e poetikës së “reales së mrekullueshme”, me një fiksion fantastik, ku avangarda europiane u zëvendësua nga mitologjia e popujve  amerikano-latinë, duke kultivuar, një rrymë të re që u quajt “realizëm magjik”. Janë të shumtë shkrimtarët shqiptar që kanë elemente “të realizmit magjik”, por rrëfimi si një përrallë, e kësaj pjese prej katër faqesh, në substratin e qerthullit të një ndjesie unike individualiste, që “arratiset” në ujdhesat e një letërsie tjetër, për të formuar një tjetërlloj, një konfiguracion  modern “siu generis”, na jep një situatë artistike të rrokshme me rrëfenjën fantastike, në pjesën përmbyllëse, jo vetëm si bazë e jetësimit estetik, si tipoligji e ekzistencës me shenjëzime të fantastikes dhe mrekullisë, por mëvetësia e këtij toposi rrëfimtar, të tipit kutelian, e ngjyros akoma më shumë me “ngjyra” narrativa fantastike përzien elementet e së mrekullueshmes me elementet e imitueses. Pohon se është reale ajo çfarë po rrëfen – për të cilën mbështet në të gjitha normat e trillimit realist, dhe atëherë vazhdon për të thyer këtë realizëm të supozuar, duke e futur atë që në të tilla terma është qartësisht joreale (Jackson: 1986). Teksti i autorit shpalos në hapsirën e tekstit, shumë rrafshe ligjërimore të (nënkuptuara), si nën/njësi, jo vetëm si dëshmi artistike të një mbiteksti me elemente fantastike, (që lidhet me përrallat dhe tregimet gojore), në vijimësi të zgjidhjes “deux machina” është në  marrëdhënien mes tregimit dhe përrallës.

  •  elementi mitologjiko-përrallor, si hero shpëtimtar (Kreshniku Sydrin), që Prop-i e

quan “funksione narrative”, është se funksionet e personazheve nuk varen nga identiteti i ekzekutuesit apo mënyra e ekzekutimit, por “mjeti magjik”, ose fuqi të drejpërdrejta, si : si një forcë mbinjerëzore, aftësia për tu shëndëruar e shumë të tjera (Propp: 2011),  në një ristrukturim të funksionimit të përrallës, se rrëfimi fantastik e vendos lexuesin përballë së mbinatyrshmes, jo si arratisje, por shumë më ndryshe, për ta hetuar dhe bërë që të humbasë sigurinë përballë botës reale (Roas: 2001). Rivajëzimi i elementeve të  realizmit magjik: përmes prezantimit të ngjarjeve të pamundura ose joreale pa përcaktuar qartë se çfarë është faktike ose çfarë është fiktive duke vazhduar në vazhdën e elementeve magjikë në letërsinë tonë në formën e një esestizmi magjepës (Canosinaj: 2012), ka sjellë shumë elemente të realizmit magjik. Autori, përdor nocionin e “fantasemës”,  një nocion abstrakt që merr një formë konkrete në çdo tekst të veçantë, “duke vepruar si një mjet narrativ” për të futur magjinë rreth ngjarjeve, personazheve, objekteve dhe “ndërveprimeve të tyre” (Nikolajeva: 1988: 48). Autorët formojnë fantasema në dialogun ndërtekstual, duke transformuar “elemente magjike nga miti dhe folklori”, duke aplikuar motive dhe modele nga zhanre të afërta si fantastiko-shkencore dhe nga letërsia tjetër kryesore, për të arritur “vlerësim” modern.

  • Struktura kritike, (ku letërsia e fëmijëve duhet të pranojë pozicionin kritik nga i cili

shkrimtari/lexuesi/teksti janë të ngulitur në mënyrë diskursive dhe në kontekstin e kulturës), se dukuritë e reja letrare, që u përkasin “lëvizjeve të brendshme” (Dado: 2020:11), nuk lidhen vetëm me marrëdhënien e lexuesit por edhe të studiuesve me proceset e zhvillimeve, vetë brenda letërsisë pas viteve ’90-të, një dukuri e re ideoestetike, por e keqinterpretuar ose e painterpretuar fare. Ndaj, dhe kjo letërsi, nuk ndihet mirë ose ndihet “jashtë vetvetes”, pasi shumë dukuri estetike, “gjykohen” në formën më të thjeshtë: më pëlqen ose s’më pëlqen! Vetëdija krijuese edhe e “letërsisë së madhe”, si një marrëdhënie jo e veçantë me lexuesin, ku e gjithë dukuria letrare e këtyre dekadave, ka patur edhe lëvrues apo shkrues minorë, që kanë përcaktuar ndoshta edhe koncepte të gabuara, pasi dukuritë letrare dhe kompleksiteti i vetë letërsisë, provon qasje të reja dhe të ndryshme, që duhen trajtuar nga studiuesit, si çështje serioze në dobi dhe të pasurimit të letërsisë në prozë/poezi. Problemi i kësaj klase minore është, edhe përsa i përket leximit, jo vetëm si kënaqësi esetike, por edhe si dëshirë e jashtme apo e brendshme, për të kuptuar ndoshta edhe plotmërinë e një vepre te vogël apo të madhe, me shumë si “lexues vetmitar”, më përtej vetevetes, me një këndvështrim optiko-perispektiv (Pozzato :2005: 80), ku lexuesi që lexon për vetveten, kupton edhe rolin e vetes, edhe rolin e tjetrit, që kjo kategori shkruesish shumë nuk tejklon as vetveten, se për gjendjen e letërsisë për fëmijë në Shqipëri, udhëkryqet dhe dilemat në të cilat është mbërthyer ajo, dhe që të arrijmë deri te problemet, duhet të kemi të qartë rrugëtimin e saj (Tafa : 2019), ku dallohet:

  • mungesa e theksuar e kritikës letrare, element kyç për vlerësimin dhe orientimin e

krijimtarisë cilësore,

  • një mungesë vlerësimi dhe vëmendjeje institucionale ndaj kësaj fushe të rëndësishme të

kulturës,

  • sfidat e përballjes së letërsisë për fëmijë me përdorimin gjithnjë e më të gjerë të

teknologjisë dhe largimi i vëmendjes së fëmijëve nga libri,

  • kultivimi i dëshirës për lexim mbetet një proces i domosdoshëm dhe afatgjatë,
  •  roli dhe ndikimi kryesor në këtë drejtim e kanë familja, shkolla dhe mjedisi shoqëror.

Për të ndërtuar një pamje më reale, kritika duhet të jetë asnjanëse dhe profesionaliste dhe jo e drobitur. Nëpërmjet teksti fuqizohet edukimi kreativo- kritik dhe psikologjik, sepse vetë gjuha specifike e veprës letrare për fëmijë, veçohet nga gjuha e veprës për të rritur (Bishqemi 2004: 13), ku ndikon shumë edhe edukimi i karakterit, nëpërmjet personazheve heroikë, kultivohen virtytet më të mira tek fëmijët si: guximi, respekteti ndaj të tjerëve, mbajtj e fjalës së dhënë, bujaria, e bukura dhe e drejta, dashuria për natyrën, kafshët, mjedisin ku jetojë etj. Përmes artit letrar, fëmijët marrin njohuri të gjithanshme, jo vetëm si përmasë imagjitative krijuese, me karaktere dhe personazhe letrare përtej performancës krijuese njerëzore, por edhe si funksion shenjor dhe gjuhësor, që ndikojnë në (shkrim dhe lexim), duke pëvetësuar çdo element të vlerave letrare, në përshtashmëri të moshave dhe zhvillimeve psiko-emocionale të tyre.

  • Struktura stilistike, përveçse gjuhës që u përshtatet lexuesve të vegjël, autori sjell dhe

mjaft struktura të tilla: si trajta urdhërore/lutëse/mohuese/thirrore/bekime/mallkime etj., por dhe fajlëformime dhe toponime, (që përshijnë pothuajse gjithë pjesën ku mendohet se shtrihet trualli i Eposit të Kreshnikëve):

  • toponimet dhe emrat: Rrafshnalta e Diellit/Maleve të Epërme /Maleve të Poshtme/ Malit

të Orës së Dijes/ Ora e Dijes/ Malit të Shkreptimave/ Zonja e Madhe e shqiponjave/ qytezës së Lumbardhit/ Kulla e Zjarrtë/ Kreshniku Sydrin/ Diellëz/Ujëvara e Borës/Shkëmbi i Gjelbër/ Agun, Eartën dhe Dijen/ “Zogu i Agut të Bardhë”/Kalorsi Fluturues/ “Flaka e Maleve”/ Udhën e Errët/ Kroi i Zanës/ Malin e Shkreptimave/ Lajthishtes së Orëve/ “Drita e Dijes”/ lëndinave të Oarbit/ Bjeshkëve të Namuna/mali i Dejës/ Shkallës së Deshve/ Logun e Kreshnikëve/ Gurit të Vashës/Kroji i Bardhë/Flaka e Maleve/Ujëvara e Borës/ shpellës së Aldimes/Kadimes (zhvendosje fjale)/Shkëmbit të Gjelbër/ Gurra e Borës/ Shqiponja e Madhe/ Zonja e Madhe/ Kullën e Zjarrtë/“Flatrat e Shqiponjës”/  Kroi i Zanës /Lisnajën e Epërme.

  • Fjalëformimet: degëgjerë/ kuqërremtë/ ardhacakët/ lajmëtarë/mëngjez/kësisoj/pashoq/

buzëmbrëmjeve/syakull/buzëmbrëmjet/sydrin/pesëdhjetë/përgjatë/ mësonjëtoret/gojëdhënat/ mendarët/ shumëllojshme/ trikatëshe/ kuqërremtë/lumëbardhit/ pakujtuar/ përgjatë /flokëbardha/ pasluftës/panjohur/ ndërmend/ njëqindat/papritur/ pakujtuar/shumëkush/flokëborë/drejtkëndore/

përgjonte /vështroi/ përreth/shpërtheu/ ecejakeve/kryelajmëtarit/ kësisoj/ rafshnaltës/ kurdo/ përvoli /buzëmbrëmje/shtëllungëzën/lisnajë/ përkulur/ vetmevete/ buzagaz /kapërcyer/ teposhtë/ majëmalet/ përndriten / përflakën/ kryekreshnikut/ flokëarta/flokëgështenjë/ pesëmbëdhjetë/ përçudnueshme/ katallanë/ kokulur / sypërlotur/ lëvareshin/ përgjakur/pajetë/ krahëlëvarur/ tërhoq/ shkapërderdhur/njëzëri/ përmbys/përgjatë/buzëqeshur/përmallshëm/ buzagaz/ përndezën/ sypatrembur/ lulegjakja/ ujëvara/ lulezonja/shumëngjyrëshe/kryeposhtë/ pishnajës /erëmonte/ ditënetëve/përmalen/lulebardha/përngjas/ majëholla/ përdredhura/mbërthyer/ gojëdhënat/ ditëmorteve/kryeulur/ditmirës/kryepingulthi/ drejtkëndor/ shkumëvalë /mosbesimi/ përhimët/ mespërmes/kërleshur/sygogla/përvesh/ ringjallen/ shndritshme/spërdridhej/ përlojëse/zanënusen/ sypërlotur/ përvëlojë/ mospërfillës/ zemërpulë/ kryeposhtë/ këmbadoras /shtahedhur/ sypërgjakur kryefund/gjysmëharku/vendrojën/përdredhura/njëzetepesëvjeçar/vendrojën/kryepingulthi/fushëbeteja.

  • Fjalë me vizë në mes: gjatë-borë/ tak–fap/ tri–katër/ njëri–tjetrin/ kuqja-lulegjakja/

gjelbra-gjethnaja/ verdha-petalet/ bardha-petalet/ blu- petalet/copë-copë/thela-thela/çika-çika.

  • Numrat: me qindra, ca të tjerë thoshin se ishin me mijëra…/ dhjetëra e dhjetëra/ bashkë

me tre luftëtarë/ një mijë hapa larg/ që të tre u kthyen / panë pesëmbëdhjetë krijesa të përçudnueshme/të pesë vrasësit syakull,trupat e dhjetë fëmijëve/ të dy mendarëve/ por katër të tjerët e rrethuan/ tri ditë e tri net/ nëntë petale blu/i vret një herë/ po shtatë herë mbijnë nga dheu/ një herë i djeg/ po shtatë herë ringjallen nga hiri i tyre/ tre zogj të bardhë/ për nëntë ditë e nëntë net.

  • Thirrori:Eeeej! A jeni kund? / – Eeeheeee! Askush nuk më pret më në këtë

kullë…

  • Lutëse: – Mos! Mos pashë diellin! Mos e bëj, Zonjë e Madhe!/ Fale për mua, Zonjë e

Madhe!

  • Urdhërore: – Çohu, Sydrin!/ Mos më ndërprit, Sydrin!/ – Çohu dhe shko!/ – Ikni! Ikni! I

qofshi falë Orës së Dijes!/ Hesht, Artë!/ Këndo, plak! Të pakta fjalët!

  • Bekim: Qoftë e bardhë, siç ka shpirtin!
  • Mohim: Kurrë më! Jo për ty! Jo për ju!
  • Mallkim: Ah, ju shitofshin zanat, ju shitofshin!

Së fundmi: një roman i shkruar për fëmijë dhe adoleshentë që të çon në kohërat parake. Një pamje sa epike aq dhe mitologjike dhelegjendare. Përfshirja e disa toponimeve të njohura, por dhe të panjohura, nuk do të thotë se autori ia adreson një zone të apo areali gjuhësor dhe gjeografik të caktuar. Terreni epik, është gjithpëfshirja e gjithë trojeve shqiptare e bën dhe më fantastik leximin, përmes betejave apo dhe magjisë së fluturimeve si akt i esteizmit të realizmit magjik. Një roman dhe për të rritur. Përmes tij arratisesh në një botë të mrekullueshme përrallash, duke pësuar një katarsis (pastrim) shpirtëror, larg toksitetit të shoqërisë së sotme të ftohtë dhe virtuale. Autori ka kohë që e ka marrë “pasaportën” e shkrimtarit për fëmijë. Por, kritika duhet të jetë aktive dhe jo klientiste. A ka të meta? Posi jo! Duke lexuar dhe reaguar, gabimet dhe të meta ndreqen, por kur nuk lexohet, atëhere libri bëhet i padobishëm, sidomos në “konkurrecën” e rrjeteve sociale.

BIBLIOGRAFIA:

  1. Alimerko, Rudina. (2014): Letërsia për fëmijë, (nga Rilindja deri në kohët e sotme), për mbrojtjen e gradës “Doktor i shkencave”, në letërsinë shqipe, UT, Tiranë.
  2. Anderson, Nancy. (2006): Elementary Children’s Literature. Boston: Pearson Education.
  3. Barthes, Roland. (2002): Oeuvres completes, Seuil, Paris.
  4. Bishqemit, Astrit. (2004):  Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë, “Sejko”, Tiranë.
  5. Bushati, Xhahid. (2022): Pas viteve ’90-të, letërsia shqipe për fëmijë mbeti disi e hutuar…, “Observerkult”, Shkodër.
  6. https://observerkult.com/xhahid-bushati-pas-viteve-90-te-letersia-shqipe-per-femije-mbeti-disi-e-hutuar/
  7. Canosinaj, Viktor. (2012): Prani e elementeve magjike në letërsinë shqipe, “Dyrrah”, Tiranë.
  8. Croce, Benedetto. (1974): La letteratura della nuova Italia: vol. 5. Bari, Laterza.
  9. Dado, Floresha. (2020):  Postmodernizmi poetikë e “antirregullit”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Tiranë.
  10. Dedaj, Valeria. (2019): Letërsia shqipe për fëmijë në zgrip, “shqipatrja.com”, Tiranë.
    https://shqiptarja.com/lajm/letersia-shqipe-per-femije-ne-zgrip.
  11. Krosi, Emrije. (2026): Problematika e mungesës së letërsisë për fëmijë dhe qasja ndaj kësaj letërsie, në librin e Maxhun Osmanaj-t, “Fjala e lirë”: https://www.fjalaelire.com/post/emi-krosi-problematika-e-munges-s-librin
  12. Gjestila, Fatmir. (2023): Zogu i agut të bardhë, “Emathia”, Tiranë.
  13. (1959): Histori e letërsisë shqiptare, vëll.I. Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë.
  14. https://open.library.okstate.edu/foundationsofeducationaltechnology/chapter/2-cognitive-development-the-theory-of-jean-piaget/
  15. Jackson, Rosmary. (1986): Fantasy: literatura y subversion, Catalogos Editora, Buenos Aires.
  16. Jeferson, Ann & Roby, David. (2006): Teoria letrare moderne, përkth. Floresah Dado, “Albas”, Tiranë.
  17. Kristeva Julia: (1969): Le mont, le dialogue et le roman, Recherches pour une sémanalyse, Semiotike, Paris.
  18. Nikolajeva, Maria. (1988). The magic code: the use of magical patterns in fantasy for children. Stockholm: Almqvist & Wiksell International.
  19. Propp, Vladimir. (2011): Morfologjia e përrallës, përkth: Agron Tufa, “Prince”, Tiranë.
  20. Pozzato, P. Maria. (2005): Semiotika e tekstit, përktrh: Dhurata Shehri, “Shblu”, Tiranë.
  21. Reading, Jill. (2006). Critical literacy in a global context: Reading Harry Potter. Edith Cowan University: https://scispace.com/pdf/critical-literacy-in-a-global-context-reading-harry-potter-3gh3ne2u0j.pdf
  22. Roas, David. (2001):  La amenaza de lo fantastico, Arco/Libros, Madrid.
  23. Tafa, Gëzim. (2019): A po e mund letërsia globale letërsinë për fëmijë në Shqipëri?!, “ExLibris”, Tiranë: https://exlibris.al/a-po-e-mund-letersia-globale-letersine-per-femije-ne-shqiperi/
  24. Zhenet, Zherar. (1985): Figura, përkth: S. Hamiti & B. Kelmendi, “Rilindja”, Prishtinë.

                                                                                     Shkurt, 2026.