Dëshmori Bafti Nexhip Haxhiu-Sami Arifi

Dëshmori Bafti Nexhip Haxhiu

Bafti Haxhiu u lind, më 11 qershor të vitit 1955, në fshatin Skifteraj (Gjylekar)-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore dhe shkollën e mesme i kreu në qytetin e Vitisë. Baftiu, për shkak të kushteve ekonomike mërgoi në Zvicër, dha konribut si aktivistë në LDK-së, ai ishte kontribues i mjeteve materjale të fondeve për Kosovën. Baftiu gjatë luftës në Kosovë, kishte arritur me shokë në Shqipëri, më saktësisht në Burrel, ku ishte stërvitur për operacionin “Shigjeta”, Baftiu mbante snajperin e tij 12.7 mm, ai kishte edhe niprit e tij, Njaziun, Xhelalin, Muhabiun dhe Selverin 18-të vjeçar. Beteja e filluar, 26 maj 1999, në orët e hershme të mëngjesit kishin për qëllim hyrjen në Kosovë, ku u zhvilluan luftimet gjatë tërë ditës nën komandën e Fazli Berishës. Baftiu shërbej zëvendëskomandant i Kompanisë, ndërsa komandant ishte Agim Meha. Gjatë mbrëmjes, aty kah ora 8:00-të serbët kishin arritur të ndajnë njësitin në dy pjesë. Ku Baftiu tahmë ishte me grupin: Mexhid Idrizin, Njazi Haxhiun, Nuhi Halabakun, Arif Aliun e të tjerë, tashmë komunikimi në mes dy grupeve të ndara ishte ndërprerë. Pas 48-të orëve kuptohej se kishte humbur jetën në betejë Bafti Haxhiu dhe se të tjerët ishin gjallë. Trupin e Baftiut bashkëluftëtarët e mbulojnë me shkurre e dushkë në mënyrë që mos ta zbulojnë vendin armiqtë serbë.

Në këtë betejë ranë Aliriza Selmani, Sali Zenuni. Baftiu u tërheq pas pesë ditësh nga shokët e tij, Muhabiu, Nuhiu, Arifi e disa të tjerë, pa pëlqimin e komandantit u bë tërheqja, sepse komandanti nuk dëshironte të bien edhe të tjerë gjatë tërheqjes së kufomës, ai u varros nga bashkëluftëtarët e tij në fshatin Gorozhub të Hasit. Pas rënjes së luftëtarit Bafti Haxhiut komandant u caktua Muhabi Haxhiu, ndërsa toger Nuhi Halabaku. Pas përfubdimit të luftës, heroi i popullit Bafti Haxhiu, rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Viti, më 18-të korrik të vitit 1999, ai radhitet në radhën e dëshmorëve në përjetësi, për të qenë gjithmonë në kujtesën e popullit.

Dëshmori Bafti Haxhiu!

N’Zonën Operative në Pashtrik,
n’palcë armikut i shtin frikë!
Nga Skifteraj trimi i Vitisë,
Baftiu n’luftë n’mes rinisë!

Gjakatarë kulshedra t’zeza,
humbin n’luftë në beteja!
Bafti Haxhiun me shokë të tij,
se trembë lufta n’stuhi!

I vendosur për atdhe,
n’përjetësi ai bie pre!
Me respekt e krenari,
vendos populli emrin e tij!

Emrin e tij sot me krenari,
e mban shkolla në Viti!
T’gjithë ata që ranë n’përjetësinë,
i nderojnë brezat që vijnë!