Rritu moj bajame …
Sipas një motivi popullor
G.Llojdia
Strofa I
O pikën e ballit ta ka zënë hija,
faqja si dritë, moj lule rinia.
Ç’t’u rritën gërshetat, s’ti nxë shamia,
bukuri e rrallë, të ka hije shtëpia.
Rritu, moj bajame, se ta shkojë selvia,
rritu, moj bajame, moj dritë Shqipëria.
Rritu, moj bajame, se ta shkojë selvia,
syri të qesh, moj s’të bënë gjë magjia.
Strofa II
Të kanë bërë magji, fjalë kanë thënë,
po bukurinë Zoti,ty ta ka dhënë.
Hapi yt flet pa nxjerrë asnjë zë,
kur kalon ti, s ‘është dhe pa gjë.
Strofa III
Këpucët me qafa, çorapet me vija,
ecën ti moj vashë , të ndjek gjithë nusëria.
Hedh një shikim, digjet ai mavria,
rritu moj bajame, se ta shkoj selvia.
...
Rritu, moj bajame, se ta shkojë selvia,
rritu, moj bajame, moj dritë Shqipëria.