
VAJZAT E SOTME
Vajzat e sotme, duan selltanete,
Ndryshe,s'pranojnë të martohen,
Burrin e duan, t'a kenë për vete,
Por as duan, që të komandohen.
Duan shtëpi e makina lluksoze,
Duan para, duan liri, gjithshka,
Sot janë bërë, shumë tekanjoze,
Kërkojnë më shumë, atë që s’ka.
Duan burrë, me shkollë të lartë,
Mundësisht, duan e shërbëtore,
Këto lloj gocash, një Zot i faltë,
Këto janë dembele,shëmbëllore.
Duan të kapardisen, kafeneve,
Të pinë cigare, e pije energjike,
Jetojnë, në botën e përrallave,
Thua vijnë,nga një botë magjike.
Jo!Mos i besoni,këtyre mostrave,
Ato marin, pasurinë e jo njerinë,
Ato, nën pushtetin e interesave,
Pa derdhur djersë, duan pasurinë.
Këto vajza, s’duan vjer e vjerë,
Si kali në lëmë, duan të shijnë,
Këto vajzat e sotme,plasin derë,
Të pa arritshmen,duan të arrijnë.
Këto lloj vajzash,s'janë për burrë,
Janë dhi e zgjebur,bisht përpjetë,
Por për hise, mos të rëntë kurrë,
Ke për të vuajtur, shumë në jetë.
Besnik Memelli