

Gjergj Vorfi
Dhimbja e zhdukjes të një familje shqiptare
Luka 04.02.2026
Babai Arti dhe nana Jonida u kthyen nga puna të lodhur si për ditë. Në këtë fillim shkurti, meqënse nata bie shpejt, darkuan dhe u shtrinë për të fjetur. Po kështu edhe dy fëmijët pas banë detyrat, lexuan e mësuan për nesër, banë të njëjtën gjë. Një gjumë i amël dhe i qetë ju pushtoi trupin në dhomat e tyre.
Familje e ardhur në Itali vetëm tre vjetë më parë. Falë punës së tyre me djersë, me përkushtim e ndershmëri gjetën atë dhe shtëpinë. Ishte kjo familje që për disa vjet me rradhë kishin punuar në Greqi në punë të ndryshme. Fshati Grykshi i Madh i Peqinit nuk i mbante dot, nuk i ushqente, nuk ju jepte mundësi, të ardhura, të rrisnin dy fëmijët e tyre Hajdarin dhe Xhesikën. E si mijëra e mijëra familje shqiptare u detyruan të endeshin për një punë, për një të ardhme jete, për të çuar përpara familjen. Meqënse atdheu nuk ua premtoi këtë. E pastaj….
Nata ra pa yje në qiell. Retë i kishin mbulluar ato. Natyurisht errësimi i tyre solli shiun që lagu natyrën e gjelbërt dhe ndërtesat dhe çatinë e apartamentit tre katësh në qytetin Luka në Toskanë, Itali. Mirëpo jo vetëm kaq. Sepse këto janë dukuri natyrore që njeriu tanima është mësuar, dhe ju pregatitet. Mirëpo jeta paska edhe të papritura të dhimbshëme, me lumenj lotësh, me drithma trupi nga humbja e të dashurëve, me…..
Vëllai i Artit i bie telefonit në mengjezin e katër shkurtit. Sepse ai nuk po vinte për të shkuar në punë. Pas pak shikon që pranë apartamentit të vëllait disa policë dhe makinën e tyre. Ai arriti atje me vrap e pa frymë. Pyeti dhe vrapoi për tu ngjitur te apartatamenti i të vëllait me familje. Mirëpo… Tragjedia kishte ndodhur. Tubi i gazit që furnizonte kaladajën, ishte çarë. Gazi kishte larguar nga jeta shtyllën e shtëpisë Arti Kolën, 48 vjeç, të shoqen Jonidën 42 vjeç, djalin e madh, Hajdarin, 22 vjeç dhe pesëmbedhjetë vjeçaren Xhesika. Eh ç’mëngjes i hidhur! Eh ç’mëngjezi i një katastrofe familijare! Eh si u shua nga faqja e dheut një familje peqinase, shqiptare! Por ja që ndodhi!
Kur morën lajmin e kësaj tragjedie familjare, lagjia e qytetit Luka u zgjua këtë mëngjes e mallëngjyer, e hidheruar. Erdhën e vendosën kurora e buqeta me lule dhe shprehën ngushëllimet e tyre. Zemra e gjithe sejcilit u ngujua, u mpi nga kjo fatkeqësi. Ato shprehën mendimet e tyre me plotë konsideratë për këtë familje të dashur, të amël, të ndershme, punëtore, të kulturuar. Edhe mergimtar shqiptar nga qyteti Luka e krahina e Toskanës morën pjesë në varrim.
U përcollën për në benesën e fundit me respekt e cermoni organizuar nga bashkia e qytetit. Arkivolat me fotografite u shoqëruan me flamurin italian. Ndërsa në vendlindje nuk do kishin patur fatin e kësaj përcjellje madhështore. Ato nuk do të mundeshin ma te shkonin te toka e shtëpia e tyre në vendlindja. Andrrat, dëshirat, ju ishin këputur në mes. Ndërsa çakejt politikan e qeveritar shqiptar tallen me popullin, e vjedhin atë e mashtrojnë në programe, veprime, premtime. E prandaj ato nuk gjetën prehje në dheun e tyre, u larguan e jeta e tyre u pre marrezisht nga një difekt kaldaje. Ashtu siç ka mbetur në histori Klaudiana si vendbanim shumë i lashte ne mes Rrogozhinës dhe Elbasanit e vendosur buze lumit Shkumbini, (Peqini i sotëm) do të mbetet në kujtese edhe familja Kola.
Rrespekte për këtë familje peqinase. Fundi i saj ështe dhimbje e madhe kombëtare. Jetojm me dhimbjen e familjarëve dhe të afërmive të tyre në Peqin.
Firence 06.02.2026 Preng Vorfi.