Dashuritë ato më të bukurat!…Evis Kotte

Evis Kotte

 

 
Bie një këmbanë çdo herë për dashurinë,
në kohën më të vyer që ngjall dashurinë!
Mes pluhurit të kohës bie një këmbanë,
dëgjohet si një lajmëtar që shpie fjalë.
 
Ka udhëtuar në kohë, në mbretëri është ndalur,
këmbana është zgjuar nga dy të dashuruar.
Fjalët e tyre u ngjitën deri në këmbanë,
çdo herë ajo bie si një lajmëtar.
 
Dashuritë më të bukura, për ndjenjën thurrin fjalë, zëri i tyre ngjitet deri lart,
me kohën do udhëtojë si lajmëtar.
Do kumbojë fort si një këmbanë!