
Gezim Llojdia
1.
Universi është një rrjet i pafund energjie. Çdo yll, planet dhe galaksi janë pjesë e këtij rrjeti të madh, të lidhur mes tyre në mënyrë të mistershme dhe të harmonishme. Por mbi këtë gjithçka qëndron Zoti.
Kur flitet për Zotin, shpesh shkenca e kufizon atë vetëm në fushën e fesë, sikur të mos kishte lidhje me universin që na rrethon. Por Zoti është mbi gjithçka. Ai është energjia e madhe që i jep jetë gjithçkaje, dhe energji është gjithçka që ekziston.
Galaksia jonë, Rruga e Qumështit, përmban rreth100 miliardë dhe 400 miliardë yje . Meqenëse besohet se shumica e yjeve kanë planetë, vlerësohet se ka të paktën 100 miliardë planetë në galaktikë, me disa vlerësime që sugjerojnë një total që varion nga 800 miliardë në 3 trilion ose më shumë. I gjithë ky sistem i mrekullueshëm energjitik është i lidhur në mënyra që ne ende nuk i kuptojmë plotësisht. Dhe përgjegjës për gjithçka është Zoti,.
Toka, “shtëpia jonë e përhershme”, duket e vogël kur krahasohet me këtë pafundësi. Në hartën e galaktikës tonë, nuk duket pothuajse fare, dhe sistemi ynë Diellor është thjesht një kokërr rëre në këtë oqean të madh kozmik. Megjithatë, në këtë kokërr rëre ndodhet jeta, ndodhemi ne, dhe ndodhet edhe bukuria e pafund e krijimit.
2.
Në Tokë, Zoti gjithmonë ka pasur mbështetësit e tij, shumica e të cilëve i përkasin fesë. Por koha e një rendi të vjetër botëror mbaroi, dhe një epokë e re po lind për galaksinë tonë. Mbështetësit mbetën, por feja që dikur mbante energjinë e Zotit tashmë eshte tharë. Dhe si mund të ekzistojë një fe pa energjinë hyjnore?
dhe kjo pyetje qëndron si një mister mbi njerëzimin.
3.
Trekëndëshi i Mesdheut, eshte trekendesh energjie por ne natyre i formuar nga 22 shtete, bëhet zemra e re e energjisë hyjnore, duke shpërndarë fuqinë e Zotit në botë. Renditë që njohim si pwrbwrw nga trio SHBA- Rusi dhe kjo e fundit Bashkimi Evropian që kemi ëndërruar do të zhduket.
Vetëm dy shtylla do të mbeten, si monumente të fuqisë: Rusia dhe SHBA. Të tjerat do të jenë pjesë e tyre. Vetëm ata që bartin energjinë e Zotit do të qëndrojnë. Çdo krijim tjetwr ekonomik,politik, etj , pa energji do të shuhet gradualisht, si yjet qw shuhen nw materien e zezw.
Universi nuk flet me fjalë, por me energji. Çdo lëvizje në këtë botë është nën dorën e Zotit, çdo ndryshim shpirtëror dhe çdo rend botëror ka burim te energjia e Tij.
4.
Përse na duhen fetë, kur ato kanë humbur energjinë e Zotit? Mendoni mirë: çfarë mund të bëjnë fetë sot dhe cili është roli i tyre i vërtetë? Shumë prej tyre rrahin termat “bashkëjetesë fetare” dhe të ngjashme thjesht fjalë .
Misioni i vërtetë i fesë nuk është vetëm ritual dhe fjalë të bukura. Ato janë krijuar për të ruajtur energjinë e Zotit përballë energjisë negative. Në të kaluarën, këtë ekuilibër e ruante profeti. Sot, në këtë epokë të re, këtë rol e merr lideri shpirtëror, i cili ruan jo vetëm energjinë hyjnore, por edhe ekuilibrin e planetit.
Fetarët duhet të luten jo vetëm për shpirtin, por për gjithçka: politikën, ekonominë, shoqërinë, natyrën.
Por realiteti është i zymtë.
Udhëheqës diktatorë, despotë liderw arrogant dhe shtete që tregojnë forcën e tyre .
Mirwpo stuhitë e natyrës që shkatërrojnë pa ndalim. Përmbytje në Evropë, thatësira në Afrikë, dimra të egër si në Siberi… dhe lutjet vazhdojnë, pa rezultat…