Kurrizi-Defrim Selmani

KURRIZI
Gjithë jetën kurrizit të shtrirë,
S’ja folën një fjalë të mirë,
S’e pytën a mbante dot peshën,
S’i ra asnjë fjalë te veshët…
Një herë që u ngrit e u ndreq,
U drodhën të gjithë për dreq,
Sa ankimet i ranë në zemër,
e shtruar s’po rri, po rri shtrembër…
D.S.