Nga CIKLI: "NGJYRA DASHURIE" ( në tre kohë ) * * * TRIPTIKU I NDARJES - A - Alo!...Dyshoj në dashurinë tënde, Sa herë plagë marr prej saj... Për shembull dje...gati më çmende... Kulmi TI qesh, kur unë qaj! ...Qeshjen veshit s'ja besoj, Gjersa sytë s't'i shikoj! - B - Ku gjen forcën për të qeshur, Kur ne jemi për të qarë!?... Një, si TI, s'kam për ta ndeshur, Një,si unë,s'ke për ta parë! ...Eh,çfarë ters: Një jetë të ndarë! - C - Mirë,kjo jetë helm e vrer, Po në tjetrën ç'do na ngjasë?!... Unë mund të shkoj në ferr, Ti, e dashur,...në parajsë! ...Ç'fat i keq:ndarje pa kthim! Qënka e shkruar!...Mallkim! * * * TELEFONATA E RALLË Si në përrallë, Pas gjysmë shekulli të ndarë, U bëmë,për njëri-tjetrin, të gjallë... Hë,harrohet vallë, Kjo telefonatë e rrallë: "- Alo...! Alo, zemra ime! Rroftë interneti, që na gjeti! Nesër do të më kesh pranë, në Tiranë!" Uaaa...ç'pësova! U shtanga!...M'u lidh goja! "- Alo...Shpirt!...Më dëgjon?" "- Më fal, dashuria ime e parë, të dëgjova! Më le pa fjalë!...U hutova!... Ç'lumturi,të jemi pranë, në Tiranë! Por..." "- Të kuptoj, shpirt! Të kuptoj shumë, shumë mirë! Si fillim... Mund të takohemi në errësirë!" * * * TRIPTIKU I RITAKIMIT - A - Eja, zemrën e kam hapur, Lësho rrënjë brenda saj! E malluar, në lak kapur, Po pret dimrin, t'ja bësh maj! - B - Ndize zjarrin!...Erdha!... M'i ndrit sytë, me shikimet e tua! M'i ngroh duart, me prekjet e tua! M'i digj buzët, me puthjet e tua! Kështu, pra, Të më duash, siç të dua! - C - Të futa nga dera, Dole nga dritarja; Sa u ça daullja, Na u prish dhe vallja 13 shkurt 2026