Fjala…Rubjana Nika

Fjala…

(fjalë,be,besë,letër)

Më parë lindi mendimi,

më pas erdhi fjala,

me shekuj pa njerëzimi,

ditë të zeza e të bardha.

Me fjalë u gëzuan,

shprehën mirësitë,

me fjalë nisën luftra,

thurën dhe tradhëtitë.

Me fjalë u betuan,

lidhën edhe besën,

me fjalë u miqësuan,

shijuan bashkëjetesën.

Me fjalë bënë be,

për ç’panë e nuk panë,

në be vunë dhe nderin,

fëmijë e vatanë.

Me fjalë nisën grindjet,

gjakmarrje, hasmëri,

me fjalë dhuruan faljen,

për dheun e brezin e ri.

Por iku koha e fjalës,

atë shpejt e mer era,

besa është e fortë,

si evlati,si ndera.

Se besa është e shenjtë,

për burrat e Shqypnis,

për besë e për nder,

jepnin jetën e fmis.

Por edhe besa humbi,

se humbi burrëria,

iku bashkë me fjalën,

ndryshoi historia.

E sot është shkresa,

me firmë e vulë,

besa apo fjala

s’njohin grua a burrë.

Fjalën e mer era,

besën e tret dheu,

mbetet firma e vula,

nga e ardhmja kthehu.

Ikën kohët e vjetra,

me ta dhe shumë virtyte,

sekush mendjen e vet,

të pyeta,s’më pyete.

Dikur jepnin fjalën,

me nder jepnin besën,

sot rroftë firma e vula,

si drita ruajmë shkresën.