
Sot do të shkruaj për mikun tim:
SHEFQET KADRI VANGJELI
Mësë pari duke i uruar atij: EDHE 100 VITE ME PLOT DASHURI DHE BUZËQESHJE , sepse në k’ë dit të dashuruarve zoti solli në familjen e Xha Kadriut djalin të cilin ai e pagëzoi me emrin e bukur Shefqet ,si një fëmij që do rritej dhe edukohej me vetit më të mira për të qënë një vlerë në shoqërin e asaj kohe dhe më mbas, dhe fal atij edukimi ai gjithçka me mëndjen dhe penën e tij e vuri nê shërbim të njerêzve në ushtri dhe jetën civile.
Për ta bërë më të plot figurën dhe personalitetin e tij, po u njoh me ecurin e jetës nga lindja në Dukat dhe deri më sot në 80 vjetorin e lindjes së tij që po gëzon sot.
Shefqeti lindi më 14 shkurt 1946 në fshatin Dukat atje ku mbaroi edhe arsimin 7 vjeçar.
Arsimin e mesëm e mori në gjmnazin “Ali Demi ” Vlor nga viti1962 — 1966. Me rezultate shumë të mira. Për shkak të kufizimeve për të drejta studimi nuk vazhdoi dot në degën që dëshironte dhe u detyrua të kryente shërbimin ushtarak në repartin e Marinës në Durës, ku kreu vetëm 2,5 vjet pasi u aprovua kërkesa e tij për vazhdimin e shkollës së oficerëve nê Tiran.
Në vitin 1969fillon shkollën e bashkuar në profilin radiollokacion. Gjat viteve të shërbimit ushtarak nëMarin dhe shkollës ushtarake të oficerëve ka qënë bashkëpuntor i jashtëm i shtypit të kohës,si publiçistë i skicave, reportazheve të ndryshme.
Mbas përfundimit të shkollës ushtarake u specializua në kurse të ndryshme kualifikimi.
Nga puna në regjimentin Radio teknik emërohet në radio televizionin kombëtare ku hodhi bazat dhe realizoi për herë të parë emisionin ” Ngjarje dhe Data ” me rubrikēn e edukimit patriotik detyr që e kreu me sukses deri në vitin 1975.
Gjat periudhës në radio televizion kreu studimet në universitetin shtetëror në degën histori gjeografi dhe gazetari. Në vitin 1976 për nevojat e punës në M.K.A. emërohet Instruktor i Komitetit të Rinis në M.K. A. deri në prill të 1980. Si rezultat i arritjeve të mira, si dhe tematikave dhe problemeve të trajtuara dhe botuara, emërohet gazetar në organin e shtypit të ushtris që ishte Gazeta Luftëtari.
Si rezultat i arritjeve cilësore si gazetar, në vitin 1985 u zgjodh sekretar i kolegjiumit të Gazetës Luftëtari detyr që e mbajti deri në vitin 1992. Në vitin 1993 u emërua redaktor nështëpin botuese të ushtris detyr që e kreu me sukses deri sa doli në pension.
Në lëmin e krijimtaris ai është shquar si mjeshtër i realizimit të skicave, tregimeve satirës pamfletave dhe poezis të reflektuara këto në shtypin e kohës.
Në vitin 1992 – 1993 ka qënë pjes e delegacionit ushtarak Shqiptarë në Turqi dhe Maqedoni. Në vitin 2000 botoi librin Autor dhe Autoritete me përmbajtje sociopsikollogjike dhe etikomorale.
Në vitin 2001 nxori nga shtypi librin me fabula Kërmilli. George Orwell, ka thënë ” Në kohën e mashtrimeve Universale, të thuash të vërtetën është një aktë revolucionar. ” Dhe Shefqeti e ka thënë një gjë të tillë, mjafton të lexoni fabulat e tij në librin me fabula Kërmilli dhe aty do kuptoni gjithçka.
Në vitin 2002 botoi librin E bukura dhe mjedisi ushtarak. Një libër i veçantë siç e ka quajtur në parathënien e tij zoti Panajot Hallka. Ka redaktuar romane, vepra të artit ushtarak dhe gjini të tjera të botuara nga shtëpia botuese e ushtrisë.
Redaktor i librit Skënderbeu “Strateg dhe komandantë Legjendar ” dhe dy vëllime nga Vangjel Kasapi ” Figura të shquara të ushtris shqiptare “.
Në vitin 1978 ka qënë antari Juris Kombëtare për krijimtarin ( drame, librehte, komedi etj.)
Është dekoruar me medaljen: Naim Frashëri klasi ll dhe klasi l-rë. Propozuar dhe me urdhërin Naim Frashëri klasi lll por nuk u realizua për shkak të ndryshimeve të ndodhura në ato vite.
Është vlerësuar me çmimin e dyt në poemën ” Mes dhimbjes lind Bota e Re ” botuar në gazetën Luftëtari në vitin 1981.
Shefqeti në skenarët dhe kronikat televizive kushtuar ushtarakëve për ndjejnat dhe përkushtimin që ata kishin në realizimin me përgjegjësi të detyrave të mara, prek dhe lartëson çdo emër, vlerë, tradit apo ngjarje dhe dat të shënuar.
Si antar i zgjedhur në këshillin popullor të lagjes ku ai jetonte kontributi i tij ka qënë i çmuar në dëgjimin dhe zgjidhjen e halleve e problemeve të lagjes së tij.
Shefqetin sot në ktë përvjetor e urojnë të gjithë shokët dhe miqtë me të cilët ndau eksperiencën dhe përvojën e tij si ushtarak , shkrimtar, gazetar dhe në jetën e tij civile.