“Shekullofshë në vite Kosovë, Ti atdheu jonë”-Ledja Lala

Poezi

Ju male, fusha, e kodra

Qiej të ngrysur

E lumenj të bukur si bora.

Në më dëgjofshi

Ejani më rrini te koka.

Se liria më ndau në mijëra copa.

*

Në tokën e bardhë

Në vendin timë.

Hasa miq, e armiqë

Zhytur thellë në ujrat e gjakut timë.

*

Aty ku linda, u rrita, e jetova.

Shpejt kuptova se toka s’ish më e jona.

Pamje të plogështa

Pushtuan syt e mi.

Me njerëz që më vodhën të vetmen liri.

*

E ashtu me zemrën thyer

Kërkoja gjuhën e vendit tim.

Dëgjoja mijëra fjalë

Por jo ato të shpirtit tim.

*

Befas zemrën një re dielli ma zgjoi,

Me dëshirë të madhe

Kosovën ma dhuroi.

Një fllad i ngrohtë seç më përshpëriti lehtë:
“Shekullofshë në vite Kosovë, Ti atdheu jonë”.