Flora Gjondedaj Dervishi

Ringjallje e poezisë “Dilema “
Në rikujtim të dashurisë tonë .
Vjesht' e tret më end
Vesë përmbi qerpikë,
Brymë e parë bie
mbi hapat e brishtë .
Një erë lojcake
Seç më përshpërit
Dhe më turbullon
ah, sa pashpirt!
Ti dëgjoj hapat
Ti vjen si eter
Një këngë liqeni
papritmas u shter.
Njëlloj si Petëf
vjeshtën unë e ndiej
Mbi flokë e zbres hënën
nga shpirti Verlen ….
Librat në tryezë
Na presin në radhë
ti më jep Bagrickin ,
Tagorën s’ta fal.
-Ja, Majakovski
Ky është uragan
Vargje pavargonj
Unë nuk protestoj …
Ti reciton Ricos
Unë Pol Eluar,
për Nerudën grindemi
Ç’qenkemi të marrë !
Brënsi na shpëton
Ah , Meri Morrison ,
Zgjon këngën liqeni
…E mira ,Morrison !
Unë e dashuruar
Pas Eseninit,
që zgjonte beriozat
kur yjet flinin.
Unë flas për Lorkën
Ti për Uitman
Një ditë për kritikën
do t’a lemë mënjanë .
Poezia ime ,
ngre ura mbi dallgë
nuk e di a mundem ,
A mund t’ja dal…( ?!)
Ti shfqaesh e vidhesh
Dhe hije dhe dritë,
teksa pezmatohem ,
S’të thënkam dot ik!
Flas me alterego-n.
Cilën dashuron ?
-Ah , dilema ime
Pse më torturon?
Brerore me gjemba
poezia ime ,
Ti do breroren
apo zemren t'ime ?
Flora Gjondedaj Dervishi @
Tiranë , Nëntor fundshek.@XX.