Haga, gjykata, Liria Eh, tani po dalin që krejt paskan të dashur, të dhimbshëm e patriotë.
Po filloj me presionin që më gjykohet pse nuk shkrova njëherë për UÇK-në në Hagë. Unë nuk mendoj që liria ka emër me tre emra. Dorën në zemër, nuk ka kapacitet asnjë emër ta mbajë mbi supe sakrificën dhe luftën çlirimtare në Kosovë për Kosovë.
Mandej unë nuk i ndërroj mendimet kah fryn era. D.m.th. deri dje ti e urreje sot e çon në qiell… gati-gati i shkruan dhe poezi patetike!!! Cinike! Ose ose, e doje dhe e adhuroje e sot qesh me fatkeqësinë, sepse dikur njëri ta ka bërë terr me xhip… Ta ka pasë bllokuar rrugën, komunikacionin….
Nejse, mos të hyj kah nuk dilet. E tash krejt në demonstrata se po ju dhemb zemra…
Ky rast që ka ndodhur është dashur t’i mbushë mend krejt ata që ndiejnë, mendojnë e veprojnë keq… sepse jeta nuk përsëritet. Jo, nuk po shkruaj poezi, tani po ua them shkurt e shqip… Liria dhe krenaria jetojnë dhe lulëzojnë në zemrat e atyre që dinë dhe japin gjithçka për një shtet që quhet Kosovë.
E kemi obligim, detyrë dhe amanet.. Facebook shet më shumë patriotë se ç’ka në të vërtetë. Me Liri Marigona
