Ftesë për ta takuar Tanushën shqiptare në poezi-Namik Selmani

Namik Selmani

Ese letrare për vëllimin poetik “E do i them Tanushës…”

Nuk e di si do ta pikturoja portretin e Tanushës shqiptare, nëse dikush do më afronte në duar një penel, një telajo, disa ngjyra të shrenjta, një dalte dhe një shkëmb mermeri. Ndoshta dikur e dikush do më afronin një piano diku në një livadh, në një breg deti, në një dhomë që sheh nga një mal me dëborë ku do të shkonin tingujt si një shatërvan i jashtëzakonshëm e do më thonin:

“Ej, shkruaj ca vargje për Tanushën! Jo thjesht për atë si portret po për bukurinë që i mungon shpirit tonë të trazuar. Mbase dhe sofrës sonë të varfanjuar. Shkruaj për Tanushën!” Mbase një konkurs i tillë mund të bëhej edhe në portalet internetike ku ka nivel të ulët estetik.

Po më duhet të jem një karvanar i shkronjave Ballë Tanushës duhet të jesh si para një përmendoreje bukurie. Jo si ato kompozimet dixhitale që fap, me një të lëvizur të qepallës, të japin një atmosferë të idealizuar të një gruaje me një shtëmbë në sup, duke larë rroba pranë një lumi, duke lëvizur çikrikun e një pusi për të mbushur kovën, me një kordon valltaresh, me kostume të rralla që lëvizin duar nazike e tundin flokët para vështrimit të djemve, me një violinë në duar, me një shportë lulesh që ndahen për të rinjtë e dashuruar. Të një burri që me ofshamë i bie me sëpatë trungut për të marrë drurin e djepit të foshnjës së porsalindur.

Po ja që u dashka të mbahet fort plugu i fjalës. Se të gjithë kombet kanë ca personazhe simbolikë. Numri i tyre forca e tyre emocionale nuk varen nga sipërfaqja e tokës së kombit a shtetit. Një nga bëmat e para për një poet jo më pak edhe për një prozator, është titulli i veprës së tij. Sot nuk kam ballazi Ago Ymerin, Ajkunën, Gjergjin,

Pa dyshim është intrigë, është një lloj miklimi, ftesë për të hapur derën e shkronjës, dritaren, strehën e pëllumbave ku nuk mbaron kurrë gugatja, dehë peme ku janë ulur zogjtë në qetësinë e flladit pranveror që puth gjelbërimin. Për ta ulur atë, poezinë e bukur në një tryezë jo shumë luksoze po të ketë në hapësirat e saj mirësi begati, buzëqeshje, urime. Është ftesë për një lloj kuvendi ku nuk ka sherrnajë po maturi.

Para saj është malli për atë që nuk e sheh shpesh, nuk e takon shpesh. Bash si një harkëtar që ndez syrin për të rrokur shenjën e afërt a ta largët. Tanusha shqiptare ecën në krahët e Mitit e të Legjendës. Po dhe te reales. Kur jemi ballë bukurisë dhe mençurise së vajzave shqiptare apo dhe të grave fisnike, të forcës së dashurisë dhe të qëndesës së shpirit të saj allë të Keqes të gjithë sjellim brenda vetës një Tanushë të vërtetë Para Tanushës je në garë me veten. Që skuqesh sadopak nëse nuk e kullon djersën te balli bukur mirë.

Nuk është një lojë që të kujton atë thyerje krahu me bërryla të mbështetur në një shkëmb. Gara me bukurinë e vargut ku ti ke vënë Tanushën, me thellësinë e tij, me klithmën e aromën e tij nuk njeh moshë, nuk njeh numra balinash që ti i vë në një vetrinë libri në një ekspozitë librore që, ah, janë pak të rralla. Të mallta. Poezia para saj ka misionin e vështirë e të bukur ta nxjerrë këtë bukuri. Hë, po si?? Ndonëse një vëllim poetik në përgjithësi me përjasjhtim të jë antologjia që ka një bosht të caktuar tematik është pjesë e saj. Pa asnjë mëdyshje Tanusha është dhe një copëz Shqipëri. Një Shqipëri ideale, gati të paarritshme për mjediset që ajo ka në gjeografinë e saj, në bukuritë që ia ka dhënë zoti, po me një brengë se nuk i ka patur e nuk i ka përherë të lumtur njerëzit që kanë jetuar e jetojnë në brigjet e saj. në thiknajat e livadhet e borëruar. Apo dhe e tëra. E dashuruar me jetën, me lirinë me shkronjën që ia kanë gjymtuar, po dhe me shimbjen me forcën me fatin e saj, me ëndrrat e këputura shumë herë.

Doemos Tanusha nuk do ishte kaq e bukur dhe e veçantë për shqiptarët nëse për hiret e saj, nëse nuk do ligjëronte për të si dinte vetëm ai: fjalëqelqori, hapliqenori, vargfarfurinjti, mendimethelli, mbretërori i poezisë, Lasgush Poradeci. Edhe ai thuri himne për Tanushën e tij poetike. për atë Tanushë që lahej në ujërat e liqenit, që i ndritonte ballin nën dritën e hënës e në lumin e dritës mbushur me kaltërsi zemrash Ai e bëri të ecte hijshëm në valët e liqenit të tij që ai i dha frymën e shpirtit e mori nga ai madhështinë që askush nuk ia dinte kodin e fitores së saj. Apo mos vallë dhe ai ecte krah Tanushës së patakuar kurrë, hapmatur duke tërhequr bastunin dhe i ndjekur nga Çuçi i tij, mik i besës dhe i hapit???? Eh, ku nuk të dërgon rrëfimi lirik!!!

Tanisha nuk është thjesht sozia e një kukulle që ti ose familja e ka vënë në xhamin e një vitrine, në makinën që vrapon rrugëve të pluhurosura, në sallon ku ti heq këpucët nga udha e lodhshme. Në bufenë ku ke vënë filxhanët. Madje mund të kesh gjetur dhe një kukull të papagallëzuar me fjalët e kurdisir: “Mirë se erdhët!” Përtej trishtimit të saj është brenga e të përditshmes. Ashti si është hapërimi i këmbanave, ligjërimi i besimtarëve gjunjëulur apo vështrimlutës për hallet për ato halle që populli ka ligjëruar Ore halle, mos i sosshi!

U bëfshi sa mos u njohshi! Është sprovë bukur e vështirë të vësh pak shpirt tanushian. Që kur ta lexosh nesër të mos trishtohesh për kohën e shkuar. Ëndrra e poetëve të botës është leximi dhe rileximi i vargut të tij. Që libri i tij të bëhet Libri i Nënjastëkut. I atij libri që garon me cihatjen e celularëve që, për fat të keq, e ka fituar betejën me librin Poezia për Tanushën është një lloj kufiri mes heshtjes dhe fjalës Tanusha dhe poezia janë ballë njëri-tjetrit. Jo si gladiatorët që shohin fundin e tjetrit për të parë lirinë e tyre, fitoren e tyre. Janë miq që njëri-tjetrit i kanë dhënë besën. Besë hyjnore. Bash si deti me bregun, si dega me trungun, si qielli me tokën, si gëzimi me dhimbjen, si lumturia me trishtimin. Ato nuk luftojnë me njëri-tjetrit me asnjë armë. Nuk përballen trup më trup.

Tanusha poezi është emocioni brenda vetes. Është mungesa, dashuria latg syve të botës, koha që lëvrin si limfa e drurëve. Është ndjenja që na vjen pranë. Gladiatori lufton në rërë, po Tanusha është rrëkëllimi i shpirtit njerëzor. I fortë, qelqor, prometejan apo sfinksian. I paepur apo i brishtë. Me lot gëzimi e lot brenge. E të dy i urojnë njëri-tjetrit me gjuhën e bukur për rrugëtim të mbarë në të nesërmen. Shumë më shpejt mund të shërohet e nesërmja me poezinë dhe poetin.

Një monolog i bukur “E do i them Tanushës…” 1. E do t’i them Tanushës….