
Autor: Avni Neziri
Unë e kam mik poezinë
më dridhet fjala në buzë
kur zemra më ngarkohet
dhe unë s’di ku e si t’ia nis.
Në vargje mbolla dy yje
i turbulluar nga dashuria
i ujita me net pa gjumë
me ëndërra e lutje të heshtura.
Ju rriteni në dritë
ndërsa unë mësoj të jem qiell
t’ju ruaj, edhe nga lartë
të ua ndriçoj errësirën.
Nëse një ditë fjala më mungon
lexoni zemrën time në vargje
çdo varg jam unë
dy yjet e vargut tim, jeni ju.
çdo varg jam unë