Florentina Skendaj

Unë nuk jam ti!
Ti,
kurrë e kurrës,
si mua!
S’kam dëshirë të të urrej!
Nuk ka arsye
të të dua!
Frymo!
Thjesht!
Larg oksigjenit të caktuar
për mua!
~
Hijenë
Kur dera mirë dëgjon
e kanatet,
s’t’i hap ti;
nga majat,
thembrat kthe,
s’ke vlerë
për atë shtëpi!
~
Mundimi i të mirëve u përvodh
nën rrezen e ditës,
mendimi u shua.
Mendimi i të marrëve u përhodh nën hijen
e natës,
pasuria iu shtua.
~
Pjella mitërkobërash, kobësi për kombin!