Me një hyrje të thelluar dhe tepër interesante të mikut të vargjeve të mia Vladimir Diko:
"Poezia shfaq tri shkallë në zbritje: Në shkallën e parë: Të foli gjuha e arsyes, jo zjarri i zemrës. Një kontradiktë antagoniste mes dy të dashuruarve dikur... ...Me ç'gjuhë mund të flasë zemra e femrës, kur nuk troket me trokun lozonjar të pelës pa shalë,kur për kamzhik ka "elbin riprodhues" që e shpon dhe për kalorës ka vetëm atë që edhe në gomar s'ka hipur ndonjëherë?! Zbritëm në shkallën e dytë: - Nëse vullkani i dashurisë qënka fshehur nën akullin e Groenlandës Fjalë,përse ke pritur që hirin ta pastrojë një miliarder si puna e një Trapesteini? Çaje akullin dhe peshko në thellësi, ku troftat lozonjare nuk do t'i vijnë përqark karemit... Edhe një shkallë: Strofa kthehet në antistrofë dhe e shndërron kontrastin poetik në paradoks: Po cila femër, apo i kundërti i saj mashkulli, në dashurinë e parë përvëluese nuk janë naivë?! Konklada poetike: Bukur e ke thënë,në shkollën e dashurisë nuk mund të pajisesh me asgjë tjetër, veçse me "diplomën e djallëzisë". Dashuria e vërtetë nuk kërkon receta eksperimentale eksperience...,sepse në thelb është e papërsëritshme dhe tepër individuale: shkrirje instiktive të dy arsyetimeve... Vladimir Diko " ---------------------------------------------- * * * Urime!... Aktore për OSKAR ishe dje! Të foli gjuha e arsyes, Sikur zjarr në zemër s'ke!... Po,po, më binde dje, Si akulli i fjalës, Më mirë se hiri, Llavën e vullkanit fsheh! Shto dhe: Femra më naive, Sa futka këmbën Në shkollën e dashurisë, E marka diplomën e djallëzisë! 22 shkurt 2026