“Ngjyra dashurie”-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: "NGJYRA DASHURIE"

Me një hyrje të thelluar dhe tepër interesante të mikut
të vargjeve të mia Vladimir Diko:

"Poezia shfaq tri shkallë në zbritje:
Në shkallën e parë:
Të foli gjuha e arsyes, jo zjarri i zemrës.
Një kontradiktë antagoniste mes dy të
dashuruarve dikur...
...Me ç'gjuhë mund të flasë zemra e femrës,
kur nuk troket me trokun lozonjar të pelës
pa shalë,kur për kamzhik ka "elbin riprodhues"
që e shpon dhe për kalorës ka vetëm atë
që edhe në gomar s'ka hipur ndonjëherë?!
Zbritëm në shkallën e dytë:
- Nëse vullkani i dashurisë qënka fshehur nën akullin e Groenlandës Fjalë,përse ke pritur që hirin ta pastrojë një miliarder si puna e një Trapesteini?
Çaje akullin dhe peshko në thellësi, ku troftat lozonjare nuk do t'i vijnë përqark karemit...
Edhe një shkallë:
Strofa kthehet në antistrofë dhe e shndërron kontrastin poetik në paradoks:
Po cila femër, apo i kundërti i saj mashkulli, në dashurinë e parë përvëluese nuk janë naivë?!
Konklada poetike:
Bukur e ke thënë,në shkollën e dashurisë nuk mund të pajisesh me asgjë tjetër, veçse me "diplomën e djallëzisë".
Dashuria e vërtetë nuk kërkon receta eksperimentale eksperience...,sepse në thelb është e papërsëritshme dhe tepër individuale:
shkrirje instiktive të dy arsyetimeve...
Vladimir Diko "
----------------------------------------------
* * *
Urime!...
Aktore për OSKAR ishe dje!
Të foli gjuha e arsyes,
Sikur zjarr në zemër s'ke!...
Po,po, më binde dje,
Si akulli i fjalës,
Më mirë se hiri,
Llavën e vullkanit fsheh!
Shto dhe:
Femra më naive,
Sa futka këmbën
Në shkollën e dashurisë,
E marka diplomën e djallëzisë!
22 shkurt 2026