I dua urat !
Urat lidhëse kanë qënë në gjithë vitet
Nga skaji në skaj bashkohen dete e shtete.
Në to sikur fluturoj në stuhi e gjëmime
Më duket sikur fluturoj si pëllumb mbi dete.
Ohh, sa ëndërra të bukura më kujtojnë
Me to dua të prek urën e dashurisë
Atje prek gëzimin e shpresën që jetoj .
Prek ëndrrat që të dërgojnë drejt lumturisë.
Nga një herë më duket vetja princeshë
E rend mos gjej hapat që lashë mbas
Betohem për zërin që më tingëllon në vesh!
Atje prek ëndërrën që i jep ditës ngjyrën farfurie
Është shpresa, gëzimi e lumturimi.
Kur dashurojnë vajzat lozonjare e nazike
Ia marr një kënge të zgjohet agimi
Bashkohem me to si në vite fëmijërie
Dua t’ua vë nuseve me vello të bardhë
si bora në malin më të lartë të botës.
Atje te ajo ura lidhëse do mbledh zogj në kafaz.
E të bëhem si strehë si kanatet e portës.
Gjeorgjina Kapaj
Athinë 22/2/2026