Tek një ëndërr kam shtëpinë !Shire Dhima

Tek një ëndërr kam shtëpinë !
Tek një ëndërr unë kam shtëpinë
Tek një bahçe ku zverdhon trendelinë
Është një grykë ku luaj me verin
Tek një rreze që më mbyll syn.
Kam një dritë ku dehet dhe hëna
Tek shtegu që dridhet ku kërcen zana
Tek një yll që ka shtëpinë Nëna ime
Tek ujëvarat ku lahen ca mendime.


Tek një ëndërr kam ngritur shtëpinë
Tek burimi që rrjedh këngë për dashurinë
Tek orakulli ku falet vet Perëndia
Janë ca brigje ku ngjiten vargjet e mia.


Tek një ëndërr e zgjodha shtëpinë
Tek një varg që tund fort shaminë
Tek një valë që dehet me dallgë
Tek një botë që s’ka asnjë plagë.
Tek kjo ëndërr shikoni shtëpinë time
Ja lëndinat ku rreh zemra ime
Poshtë është bota e shëmbur mbi tokë
Tek kjo ëndërr e doja këtë botë.