
————–
U largove, sepse ti vetë ashtu deshe,
Ishte e kotë, të bëja një tentativë tjetër,
Por do e marr, të vetmen buzëqeshje,
Këtë të fundit, ta kem si relike të vjetër.
E di, do të mungoj, por jo se më doje,
Se unë isha për ty, një shans i humbur,
Do të harroj, se ti vetë po ma kërkoje,
Se një zgjedhje tjetër, nuk qe e mundur.
Një zgjedhje tjetër, ti s’do e gjeje kurrë
Se shkove në ato rrugë, që të çonte era,
E kuqe hëna natën, si e pjekur në furrë,
Mu duk se për ty, po m’trokiste tek dera.
Nuk po e kuptoj, pse ty unë të desha,
Mbase një mjergull, kish në sytë e mi,
Por qiellin nga retë si femër e xhvesha,
Që të shihja, se si ishje e xhveshur ti.
Kujtimet për ty do shuhen dalëngadalë,
Se s’mund të gjej, një vënd që t’i mbaj,
Ndoshta netët dimërore s’mund ti ndal,
Por do më duken të ftohta, si akullnajë.
Nuk dua të mashtroj me fjalët e mija,
Edhe sikur të mos e merrje atë largim,
Një kapak të gurtë, për sipër do të vija,
Duke i shkruar si epitaf fjalën “ harrim “.
Petro Sota 23 shkurt 2026