Shkruar nga Sami ARIFI
Rexhep Sadri Pira u lind në Pozheran më 1928, u rritë në rrethana të rënda meqë ishte qysh si i vogël mbajtës familje pa prindër, dinte shkrim-lexim në gjuhën shqipe si autodidakt, në Mbretërinë e Jugosllavisë (MJ) gjuha shqipe nuk u mësonte në shkolla, madje nuk lejohej as të flitej shqip publikisht.
Rexhep Pirën e morën në shërbim ushtarak në vitin 1946, ai u arrestua në shërbimin ushtarak në Karllovac të Kroacisë për veprimtari armiqësore kundër RSFJ-së, si pjesëmarrës i Organizatës Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptarre (LNDSH-së), procesin e hetuesisë ia bënë në kryeqytetin e Kroacisë në Zagreb, ku atij, i caktohën shtatë vite burg të rënda, pastaj ai vuajti dënimin, në të ashtquajturin qytet, “Stara-Gradishke”.
Rexhep Sadri Pira dënohet në vitin 1947 pas një viti që kishte bërë shërbim ushtarak, pastaj pas një anmistimi, vuan burgun nga viti 1947 deri në vitin 1952, kështu që, me shërbim ushtarak dhe vuajtjen e dënimit me burg të rëndë, mbetet i larguar nga familja që nga viti 1946 deri në vitin 1952. Edhe pas lëshimit Rexhepi ishte i obliguar për çdo ditë të lajmërohet në stacionin e milicisë për të treguar se me kë kishte ndejur dhe se a kishte biseduar apo parë dikënd, procedurë kjo e përcjelljes nga shërbimi i UDB-së, e cila kishte zgjatë për një kohë mjaft të gjatë.
Dënimet për veprimtarë të Shqipërisë etnike s’kishin të ndalur nga OZN-ja dhe UDB-ja, në mesin e të cilëve kishte atdhetarë të dënuar me pushkatime dhe burgje të rënda.
Atdhetari dhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, Rexhep Pira, ishte krijues burimor i fjalëve të urta të popullit. Rexhepin përplot veprimtarë, doktorë të gjuhës shqipe, po edhe të fushave tjera, e vizitonin dhe përmes bisedave me të vjelnin fjalë të urta nga ai, në mes tjerëve ka mjaftë fjalë të urta të thëna nga Rexhep Pira në librin e Dr. Mehmet Halimit…
Atdhetari Rexhep Pira nuk pati fatë ta presë çlirimin e kosovës nga okupatori serbo-sllav, ai ndërroi jetë në vitin 1994.
Kujtimi në popull për atdhetarin Rexhep Pira në popull mbetet i paharruar, Perëndia e shpërbleftë me Parajsë në dritën e pashterrshme në amshim