
Nga Çano Nora
POEZIA E PETRIT BEQIRIT ËSHTË SI NJË RE E BARDHË QË SHKON NË QIELLIN E VËNDLINDJES
Petrit Beqiri është nga ata krijues që nuk e ndanë dot frymën e poezisë nga frymëmarrje e Mashkullorës ku ka lindur dhe Gjirokastrës ku jeton prej shumë vitesh.Ai i ka kthyer këto në një burim të pashtershëm metaforash dhe ritmesh të brendëshme.Që herët nisi të shkruaj poezi duke e ndjerë fjalën si një mënyrë për të fiksuar kohën dhe për të dialoguar me gurin ,me heshtjen dhe me historinë.Dy librat e parë shënuan formimin e një zëri poetik ,ku vendlindja,dashuria ,malli dhe reflektimi mbi njeriun zunë vënd të dukshëm.Me polibrin e tretë “Tatuazh në hapa!…”,ai duket se thellon këtë udhëtim krijues.Vet titulli reflekton gjurmë të pashlyeshme, hapa që nuk humbin në rërë ,por që mbeten si tatuazh në shpirt,në mëndje,në historinë e qytetit.Gjirokastra ,shtëpitë e saj prej guri ,me kalldrëmet që ruajnë jehonën e shekujve ,me kështjellën që rri mbi qytet si rojtar i përhershëm ,është më shumë se sfond në poezinë e Beqirit ,ajo është personazh.Në vargjet e tij ndihen mëngjeset mbi çati ,muzgu që zbret mbi sokakë ,zërat e së shkuarës që bashkëjetojnë me ritmin e ditës së sotme.Poezia e Petrit Beqirit nuk është thjeshtë si përditësim i qytetit ,por si një përjetim i brendshëm i tij.Ai e shndërron hapin në simbol të rrugëtimit jetësor,ndërsa qytetin në një hartë emocionale ku çdo gur ka një histori.Në këtë mënyrë, krijimtaria e tij bëhet një dialog i përhershëm mes poetit dhe vendlindjes.”Tatuazh në hapa. .” vjen si tregues se ky autor vazhdon të krijojë ,të ndjejë dhe të frymëzohet çdo ditë nga qyteti dhe vëndi i origjinës ,që ai ende i thërret në çdo varg.Për P.Beqirin ,poezia është si një re e bardhë ,që nuk qëndron e lidhur me tokën ,por ngrihet mbi të ,ashtu si mendimi poetik që kapërcen përditshmërinë dhe kërkon horizontin.Ajo shkon në qiellin e vendlindjes ,çka tregon se frymëzimi i tij nuk është shkëputur ,por rrënjosur thellë në Gjirokastrën e tij ,në gurët,dritën dhe në memorien e tij.Ndërsa udha me bletën është një figurë e goditur : Bleta nuk endet kot ,por kërkon me durim nektarin.Kështu edhe poeti ,që lëviz nga përjetimi në përjetim ,për të mbledhur nektarin e vargut.Vargu nuk lind rastësisht ,ai është produkt i një pune si puna e bletës.Në këtë imazh ,poezia bëhet një cikël i bukur : reja ngrihet,bleta mbledh ,vargu lulëzon.Është një vizion që paraqet krijuesin si një qënie të lidhur me natyrën ,me vendlindjen dhe një dashuri e sinqert ndaj fjalës.
Vjosa,si një vashëz e pabindur ,poezi “faqosur” në shtrirjen e saj ,e devijuar në metrikë ,ngrë kurthe me metafora nëpër kthesa ,bëhet varëse në vargjet e poetëve.Poezia ,si gjetje me Vjosën ,si Kostandini me kalë.
Vjosa është si simbol dhe si shpirt njëkohësisht.
Dehja nga poezia i ngjanë dehjes nga vera.Po arriti të të dehë poezia ,është bekim nga Zoti dhe dëshirë e çdo poeti.
Lirikat dashurore që në këtë libër janë të pranishme herë pas here,herë ngjajnë me ujëvara të pashtershme ,herë me një fjollë bore që shuhet pa arritur të vijë në tokë,herë si zjarre të ndezur në vatrën e poezisë.
Të dyja të marrin ngadalë,
të ngrenë mbi tokë,
të bëjnë të harrosh hallet e ditës.
Po arriti të të dehë poezia ,është dëshira e fshehtë e çdo poeti:të prekë shpirtin ,ta trondit lehtë,të bëjë të dridhet si tel lahute.Lirikat dashurore në këtë libër, shpërthejnë me vrullin e ndjenjës që s’njeh pengesë ,një ndjenjë e brishtë si zjarre që ngrohin fjalën dhe e mban gjallë dashurinë.Në faqet e librit ,dashuria nuk është vetëm ndjenjë ,por përjetim,mall,pritje dhe shpresë.Ajo bëhet strehë dhe flakë njëkohësisht,një vënd ku zemra flet pa drojë dhe ku fjala merr peshën e shpirtit.Nëse lexuesi do të ndjejë qoftë edhe një çast atë dehje të ëmbël që sjell vargu ,atëhere ky libër e ka përmbushur misionin e tij.
Foletë janë si familjet ,si ëndrrat ,që lëkunden mes dy forcave:së ftohtës dhe së ngrohtës ,i rrënimit dhe shpëtimit.
Ja vargu përmbyllës i poezisë ” Erërat në Tepelenë”
Dy era në Tepelenë,
si dy binjake në vite.
E ngre poezinë në një përfundim.
Dy erërat janë si dy motra që bashkëjetojnë: e mira dhe e vështira ,dimri dhe pranvera,sprova dhe bekimi.
Ato janë të pandara,si vet koha.Kjo poezi ka një strukturë të thjeshtë ,por një simbolikë të thellë.Tepelena dhe Vjosa nuk janë vënd,janë hapësirë shpirtërore ku përballen forcat e jetës.
Ndërsa te poezia me titull ” Gjirokastra në bosh” ,në strofën e vetme të saj kemi:
Boshësi në Gjirokastër,
nga Kërculla e përposh.
Dhe pse e mbushe një ditë,
kur ike,e le më bosh.
Në këtë poezi poeti përdor pak vargje për të krijuar një jehonë mungese.
Që në vargun e parë ,fjala” boshësi ” vendos tonin e poezisë.Nuk është thjesht mungesë fizike ,por një zbrazëti shpirtërore që shtrihet mbi Gjirokastër, qytetin e gurit ,të kulturës dhe të historisë.Përmëndja e Kërcullës e konkretizon hapësirën .Nuk kemi një boshësi abstrakte ,por një qytet real ,me kodrat dhe lagjet e tij ,që përjeton largimin e dikujt si humbje masive.Vargu i tretë është çelësi emocional : “Dhe pse e mbushe një ditë”,dikush e ka mbushur qytetin me praninë e mëparëshme ,e zbraz më shumë.Kjo është forcë e kujtesës: kur dikush lë gjurmë ,mungesa e tij bëhet dyfish e rëndë.
Kjo poezi është elegji e përmbajtur.Nuk ka thirrje,nuk ka vajtim të hapur ,vetëm një konstatim ,që e bëri dhimbjen edhe më të madhe.Në tërësi ,nuk është vetëm Gjirokastra që mbetet bosh,është zemra e atij që flet.Dhe qyteti bëhet pasqyrë e shpirtit.
Tek poezia me titull”Tatuazh në hapa”,
sjellim vargjet:
Tridhjetë vjet,në kohë shtrirë,
tridhjetë gurë të fildishtë,
jeta juaj erë mirë,
të dy bashkë përjetësisht.
Në tridhjetë vjetët e pasmë,
vajza që i vjen nga mbrapa,
ditën e parë të dasmës,
ka bërë tatuazh në hapa…
Sa i bukur dhe simbolik ky titull . “Tatuazh në hapa” tingëllon si një metaforë e dashurisë ,që nuk shkruhet mbi lëkurë, por mbi rrugët e jetës.”Tatuazh në hapa” është një poezi që e ngre dashurinë në përmasa kohe dhe trashëgimie.Tridhjetë vjet bashkëjetesë përshkruhen si “tridhjetë gurë të fildishtë” ,një imazh i bardhë ,i çmuar, i qëndrueshëm.Guri simbolizon elegancën e një dashurie kultivuar ndër vite. Vargu ” jeta juaj erë mirë ” sjell një ndjesi intime ,si një dramë e ruajtur në mëndje ,si një shtëpi ku koha nuk ka mundur të zbeh ngrohtësinë.
Kulmi poetik qëndron në strofën e dytë : vajza që vjen ” nga mbrapa” është vazhdimësia ,fryti i dashurisë.Në ditën e parë të dasmës ,ajo ” ka bërë tatuazh në hapa” .Këtu tatuazhi nuk është në trup, por në ecje ,në mënyrën si ajo do t’a përshkojë jetën.Është një trashëgimi e padukshme ,një model dashurie që përsëritet brez pas brezi.Hapat janë simbol i rrugës ,i zgjedhjes ,i fatit.Si titull libri “Tatuazh në hapa” tregon pikërisht këtë: jeta më gjurmë ,koha gdhend dashurinë dhe çdo hap mbart një histori.Në këtë poezi ,Beqiri e sheh dashurinë jo si çast ,por rrugëtim ,jo si ndjenjë kalimtare ,por si gurë themeli që i jep vazhdimësi jetës.
Dy erërat e Tepelenës.
Kush i ngriu në ballë dimrash,
foletë e zogjve në pemë?
Si kokore cicërimash,
erë e ftohtë në Tepelenë.
I fryn pjalmit nëpër degë,
na i sjell drejt e përposh,
erë e ngrohtë në Tepelenë,
që zbret të lahet në Vjosë…
Dy erërat e Tepelenës,është një poezi që ndërton një kontrast të fuqishëm përmes natyrës ,por në fakt flet për dualitetin e jetës.
Që në vargjet e para ,poeti vendos përballë dimrin dhe cicërimën ,ngrirjen dhe jetën.
“Kush ngriu në ballë dimrash,
foletë e zogjve në pemë?”
Foletë ,simbol i shtëpisë ,i vazhdimësisë ,i brishtësisë ,përballen me “erën e ftohtë “, që vjen si forcë shkatërruese ,si sfidë kohe.” Kokore cicërimash” është një metaforë e goditur : zëri i zogjve bëhet si një kurorë mbi pemë ,që rrezikohet nga acari.Pastaj dashuria ndryshon frymë.Vjen si erë e ngrohtë.”Erë e ngrohtë e Tepelenës” ,që zbret të lahet në Vjosë” .Këtu natyra fiton përmasa .Era zbret si një qënie e gjallë për t’u larë në Vjosë,duke u ripërtërirë.Ngrohtësia nuk është vetëm klimë ,është shpresë,jetë,pjalm,rilindje.Në strofën e fundit ,dilema e foleve bëhet simbol i pasigurisë njerëzore.
“Tunden foletë në.dilemë,
mos bien në Vjosë e mbyten”.
Vargjet e poezisë së shkurtër”Dashuria”
Pse kërkon kaq shumë,
puthje për së dyti?
më shumë se me hundë,
është nuhatje shpirti.
shvendosen nga dimensioni trupor në atë shpirtëror.”puthja për së dyti”,nuk është thjesht përsëritje e një gjesti ,por dëshirë për riprodhim ,për siguri ,për rikthim në atë çast të parë. Pyetja” pse kërkon kaq shumë?,tingëllon si një habi, si një dialog intim mes dy shpirtrave që kërkojnë të shkrijnë kufijtë e tyre.
Kulmi i vargjeve qëndron në metaforën: “më shumë se me hundë ,është nuhatje shpirti” .”Nuhatja” nuk është më instikt trupor ,por intuitë shpirtërore ,aftësia për të ndjerë tjetrin përtej fjalëve ,përtej prekjes,përtej kohës.Dashuria shndërrohet në një ndjesi të brendëshme ,në një magnetizlm të padukshëm që nuk matet me gjeste. Në këtë mënyrë ,vargjet shpallin se dashuria e vërtetë nuk kërkon shumë puthje si provë fizike: ajo kërkon përputhje shpirtrash.Dhe kur kjo përputhje ekziston ,çdo puthje është vetëm jehonë e një lidhjeje më të fortë.Në pak rreshta poezia arrin të thotë një të vërtetë të madhe.
Vargjet e poezisë ” Te rrethrrotullimi përfund Gjirokastrës,janë një simbol i pritjes dhe i rikthimit në të njëjtën pikë.
Sa herë të kam pritur te ky rreth,
ku rrotullohem në kërcelle lulesh të brishta,
si të atyre që thahen,
por dhe të atyre që mbijnë rishtaz…
Sa herë të kam pritur te ky rreth.”Rrethi” këtu nuk kuptohet vetëm si një hapësirë urbane e Gjirokastrës ,ai bëhet simbol i ciklit të ndjenjës.Pritja përsëritet si një qark i pambarim
të ,herë me shpresë dhe herë me lodhjen e pritjes.Figura e “kërcelleve të brishta ” e thellon këtë dualitet:dashuria është e ndjeshme,e cënueshme,por njëkohësisht ka forcën e mbirjes .Lulja që thahet dhe lulja që mbin janë dy fytyra të së njëjtës ndarje,zhgënjim dhe ringjallje.
Rrotullimi tregon për gjëndjen shpirtërore: një lëvizje që duket dinamike ,por në tërësi mbetet në vënd.Kjo e bën pritjen më dinamike ,ajo nuk është statike ,por e trazuar.Në këtë mbyllje ,poezia ritmon me ritmin e qytetit dhe me ritmin e zemrës.
Rrethrrotullimi bëhet një pikëtakim mes kohës ,dashurisë .dhe vendlindjes ,një vënd ku çdo fund është një fillim i mundshëm.
