Nga CIKLI: " TRIPTIKËT "
HIJET BASHKËSHORTORE
- A -
Kujdes kur futni,
Mes jush dhe burrit,
një mike!
Shpejt mund të bëheni
armike!
- B -
"Mos qesh
- më tha miku -
Jam në hall vërtet!"
I shkreti!...
Xhelozia e të dashurës,
E kish vënë në siklet
Më shumë se gruaja e vet!
- C -
...Dhe ZOTI tha:
"- O burraaa!
O graaa!
U çiftoni
Me kë doni!
Jeni në AHIRET!"
...Pa hë...
Ju ç'thoni?
E rizgjodhi kush,vallë,
në AHIRET
Gruan a burrin e vet?
24 shkurt 2026
