E mbj mend mirë,kur dashurova për herë të parë, E ndjeva veten si në një galaktikë tjetër Nga "shejtan" që qeshë,tani u bëra "goxha djalë" Mbi flokët gjemb,një grusht me belladinë kam hedhur.
Dhe qeshem,paksa me veten,tani kur e kujtoj Ato çaste dukesha si një zog fluturak Po kush nuk u ndje si "tjetër",kur dashuroj Tani që po shkruaj,jam plak.
Po "fajin" atë kohë ma pati PABLO NERUDA * Me vargjet e tij si"psallme" në gojë U bëra i guximshëm dhe miken e putha Se nga PABLO NERUDA mësova si të dashuroj.
*PABLO NERUDA -Poeti Nobelist nga KILI. Thoshte:- Poetët dashurojnë tërë jetën dhe kanë thënë për të:" Faleminderit,PABLO,që na mësove si të dashurojmë."
2. ANISA Po ku je, o moj ANISA? Kam kohë pa të parë. Vij andej, tek rrugica Dhe regtij me mall.
Vij andej si dikur Mike, të kujtohet? Dhe më bëhet sikur... Me sikur a rrohet?
Nëse i lexon këto vargje, Për ty,i kam shkruar! Oh, të lutem, hajde-hajde! Jam i përgjëruar.
Vij me shpresë,po fare kot Aty nuk je parë ANISA,nuk të harroj dot Për ty,kam mall.
3. Nuk ka "turp" dashuria
Erdhe dhe kishe vajzën me vete (nuk ishte e vogël,por 18-vjeçe) M'u hodhe në kokë si të isha vetëm Unë si "aktor"... sikur ruaja "politesën"
Sado që u mundova,ta ndalja "shpërthimin" Se gjame unë jam burrë me "namuz" Po ti e njihje mirë Përparimin: Një djall që nuk rrinte"sus"!
Dashuria nuk ka turp dhe nuk është racionale Kush dashuron, është gati t'i hyjë detit në këmbë. Ndaj u "kacafytëm" dhe u mbytëm me malle. Dhe çupa që qe si"vëzhguese" mbrëmë.
Nuk jemi as të vetmit dhe as përjashtim Mori me fakte dëshmon historia Nëse po ndalem tek ky përjetim, Dua t'ju tregoj që nuk ka turp dahuria.
4. Sikur të kam pranë... Ti më thuaj:-Sikur të kam pranë, Por nuk është hiç ashtu. Kam kapërcyer oqean Dhe nuk jam tek ju.
Mijëra kilomtetra larg Mu në fund të botës Për ty shpirti më është plagë Më luan çarku i kokës.
Ika unë nga nevoja Për shkaqe familjare Ah,ta dish, s'ma thotë dot goja Po mbytem nga malle.
5.Loti i nxehtë Loti yt-valë i nxehtë E pritta me buzë dhe buzën ma djeg Thonë që i nxehti del me të nxehtë Ndaj buzën time me tënden e pjek.
Tash i nxehti u rrit, u bë furrë Që të dy u"poqëm" sa ramë të "sëmurë." Po ti kishe "resurse" të mbushur "ilaçe" Dhe më shërove "esnafçe" Tiranë,25 shkurt 2026