
-Një veshtrim të shpejtë për romanin e Spiro Thomarit ‘’ Shkrirja e Ajsbergut te një jete’’-
NGA PANAJOT BOLI
Të qemtosh brenda komunitetit ku jeton, të zbulosh problemet, shqetësimet, anët negative dhe pozitive të saj, plagët dhe prirjet, mëndësitë, marrëdheniet brenda familjes dhe menyrën si funksionojnë ato, kulturën dhe traditat që ndikojnë në menyrën e konceptimit të jetës, kërkon një sy të vemendshëm dhe të mprehtë, t’i dalloj dhe t’i pasqyroj me objektivitet.Pra kërkon një hulumtim të kujdesshëm, analizë dhe tipizim të thelluar dhe objektiv Njohja e problematikës, njohja e tipave dhe karaktereve,depertimi në botën e brendshme të përsonazhit për të kuptuar niveilin e përparimit shoqeror, paragjykimet,harmonizimi i marrëdhenieve si brenda familjes dhe jashtë saj, kulturën e jetëses dhe përballimi i situave sociale në përditshmerinë e jetës,është dosmodosmëeri për të dhenë një vepër dinjitoze.I thashë këto se do përvojë, do njohje deri në imtësi, vezhgim shumë të vemendshëm dhe mjeshtëri për ta sjell në një roman jetën dhe fatin e personazhit, tiparet e një shoqeri në çdo epokë, psikologjinë dhe mëndësinë e kësaj shoqerie.Sigurisht për shkak të kësaj veshtirësie, veprat në këtë gjini sot janë pak.Por jo për Spiro Thomari që ka romanin e 10 dhe ka një përvojë të gjatë jetësore, ka një veshtrim shumëplanesh për të zbuluar dhe sjell te lexuesi një tematikë të gjerë.Dhe kryesorja di të sjell pjesë të gjalla nga jeta e përditshme në komunitetin ku rron, të depërtojë në psikologjinë e përsonazheve me mesazhe bashkëkohore.
Ajo që e bën interesant romanin e fundit ”Shkrirja e ajsbergut të një jete”është një temë mjaft specifike,që është trajtuar me mjaft kujdes, delikatesë e me thellësi, që përshkruhet nga humanizmi, dashuria brenda familjes,atje ku kultivohet një dashuri engjellore, e shenjtë.Jo me kot autori e nis me një nëntitull duke përmendur fjalët e se madhes Nenë Tereza ”Gjysma e bukurisë se njeriut është fjala, flisni bukur se nuk iu kushton gjë” Këtë përcjell në të gjithë ngjarjen që na përshkruan në roman, humanizmi, dashuria , ndjenja me e bukur njerezore që lind atje në të qarat e një fëmije në vatren familjare, që me romanin nis me dhimbjen e një burri që humbet të shoqen dhe ngelet me 6 fëmijë për të rritur e edukuar.Këtu nis drama e një familje shqiptare.dhe dueli i madh i luftës që zhvillohet brenda shpirtit të një babai ‘të vuajë djali dhe t’i privohet lumturia, mundësia e arsimimit,apo të vuajë ai tmerrësisht nga mungësa e tij e djali të gëzojë një jetë të përkujdesur , të lumtur dhe të gjitha mundësitë për t’u arsimuar?’ Ky dyluftim shpirtëror për të marrë një vendim që ta jap djalin për birësim te një familje tjetër, e mundon tmerrësisht.Ai se fundi mposht dhimbjen e dashurisë se babait, një sakrificë për të sublime, për lumturinë e djalit. Djali i tij birësohet nga një familje po ashtu pas një dhimbje familjare për të patur një djalë, çka është diçka e mentalitetit shqiptar që një familje duhet të këtë një mashkull , një trashegimtar.Dhe këtë vendim Kadriu,e merr vetem, pa marrëveshje me vajzat e tij..Si është dhenë çifti Kadri -Dile? Karakteristikë e familjes malsore. Stoik që të dy, karaktere të forta, dhe fisnikë. Ndofta ai mentalitet, për të mos i treguar të gjitha, një tip i mbyllur por fisnike,punëtore dhe nënë e përkushtuar, e ka çuar deri atje të mos i paraprijë rrezikut të shendetit.. Tip interesant Kadriu, njeiriu i punës, i bësës, human, që di të dashuroj me menyrën e vet.Gjithë boshti i romanit vertitet rreth këtij përsonazhi që mendoj është realizuar mjaft mirë duke tipizuar një familjar të përkushtuar por edhe një qytetar humanist, aktiv, dhe i respektuar, Të njejten gjë mund të të themi edhe për çiftin Hebeja, Hamdiun dhe Sanien, megjithë që këta dalin jo aq të realizuara si çifti Reçi.
Një plotësim , ose përforcim të ngjarjeve me familjet Reçi dhe Hebeja, vjen edhe historia e dy motrave nga Gjirokastra. Ato janë bindese se janë ngjarje të verteta. Por ajo që vjen si mesazh i fortë, gjaku vëllazeror e gjen dashurinë e shenjtë.. ajo nuk humbet
Historia e pesë motrave është me të vertetë shumë prekëse , por ama edhe shumë e besueshme..Personazhi me i realizuar pas Kadriut , është Denisa. Ajo, me humbjen e mamasë , merr rolin e saj, në përkundesjen e motrave dhe babait, piqet para kohe.Të pesë motrat behen krah te njera-tjetrës dhe çajnë në jetë . Autori këtu sjell një mesazh të madh për brezin e sotëm,se suksesi arrihet në luftë me veshtirësitë.Tendenca e brezit të sotëm për të gjetur rrugë të lehta,pa mundim,pa sakrifica,dhe dorëzimi para veshtirësive,i vihet përballë shembulli i ketyre pesë motrave.Rasti i Kujtimit me Luljetën, vella e motër, të cilin e zbulon Denisa,sjell në vemendje se jeta kërkon çlirim nga mendësitë e tila të ”bëses’ që çojnë padashur në plagë të renda sociale.
Se fundi unë do të bëja një paralelizëm me mesazhet që sjell romani dhe aktualitetin e sotëm ku kemi nëvojë për humanizëm, dashuri njerezore, harmoni dhe bashkëjetesë. marrëdhenie respekti dhe solidariteti brenda familjes dhe shoqerisë., Dhe diti me mjeshtëri të na i përcjell me penën e tij Spiroja në këtë roman që lexohet me endje dhe të lë mbresa dhe pse jo, ta rilexosh
Në vazhdim të idesë me lart konstatojmë, siç e kanë thenë edhe të tjerë, jetojmë në pallate luksoze, dhe harruam njezerllëkun, dashurinë e vertetë që e bën njeriun fisnik dhe humanist.. Jeta ka kuptim kur ka dashuri, lumturi,paqe, humnizëm, solidaritet. Këto na servir ky roman mbresëlenës.
Romani është si një ndertesë e lidhur fort, me dy shtylla që janë dy çiftet, me çatinë e bukur që janë pesë motrat, dhe fasadën me historinë e motrave nga Gjirokastra. Ka një gjuhë të rrjedhshëm, përshkrime mjaft të goditura të botës se brendshme të përsonazheve duke gërmuar në shpirtin e tyre duke shprehur gjendjen e tyre emocionale..Më shumë vlerë do t’i jipte romanit , përpunimi i letrar i gjuhës dhe sintaksa që autori do ta këtë parasysh në librat e tjera
Autori e ka metaforizuar bukur që në titul këto ngjarje në romanin e tij.Është një temë interesante , me plagët që lë një shoqeri., një temë sociale që lë vend për diskutime
