Nënat që mbajtën trimat mbi shpinë-Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Historia e nënave shqiptare është e lavdishme, ato lindën dhe rritën trima për atdhenë. Ato pa u takuar kurrë me njera tjetërn, pa bërë shkolla dhe pa dalë nga krahinë, përvetësuan në mënyrë më shembullore traditat dhe kurajon për të përballuar vështirësitë e jetës, por dhe të luftrave që kurrë se pushonin në Shqipëri. Shkëlqyen këto tradita në mënyrën më shembullore gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dy nëna nga Luzën i Kukësit dhe Shalësi i Mesaplikut, përcollën mesazhin në jetë se nënat nuk ligështohen kur bijtë e tyre trima bien për atdhenë.

Nënë Nuria me djalin ngarkuar kaloi përmes plumbave…

Partizani Riza Peposhi lindur në fshatin Lusën në vitin 1925, u rrit në një familje patriotike, me prindër patriot që kishin luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Kështu që dhe Rizait i vlonte gjaku patriotic. Menjëherë ai përkrahu Luftën Nacionalçlirimtare dhe u bë anëtarë i kësaj ushtrie të madhe të Brigadës V Sulmuese. Natën e datës 20 shtator 1944 korrierit partizan, Riza Peposhit i jepet urdhër nga komisari Et’hem Gjinushi për një detyrë shumë të rëndësishme. Ai duhej të ishte në krye të toge partizane, me që njihnte terrenin. Toga do të ndiqte intenerarin përroj i vjerr-kepat e klishe-shtëpia e Vesel Lamit-Xhamia e fshatit Lusën, dhe në vazhdim për në kodrën e Rrenave. Toga partizane kur arrin pranë xhamisë, në anën perëndimore të saj, në rrugën që vazhdo për në lagjen e Çejkeve janë ndeshur në një pritë.

Nata ishte shumë e errët, pamja ishte tepër e vështirë. Nga kjo pritë ka filluar një luftë me gjuajtje me armë, në mënyrë të vazhdueshme. Si rezultat është plagosur Rizai, i cili kishte zënë pozicion poshtë një guri. Plaga e shumë e rëndë që kishte marrë, mund të jetonte. Ai ra për çlirimin e atdheut në moshën 19 vjeçare.

Në mëngjez herët të datës 21 shtator, partizanët kthehen në shtëpinë e Halim Peposhit, ku ishte shtabi i batalionit të Brigadë V Sulmuese. Ata pyesin për Rizain, që ishte kthyer në shtëpi apo jo. Nëna e Rizait, Nuria përgjigjet menjëherë duke thënë se “djali im nuk është nga ato djem që ikën, nga fusha e luftimit, por ai ka rënë në luftim…”.

Nënë Nuria niset dhe shkon tek vendi ku kishte ndodhur përplasja me armë. Duke kërkuar andej këndej, pasi terreni ishte i keq, me gurë të mëdhej dhe pemë të ndryshme… më në fund e gjen Rizain të shtrirë, pranë territorit të xhamisë… Ai kishte marrë nje plumb në gjoks…

Nënë Nuries i rrjedhin lotë, por veten si trimëreshë nuk e jep… mbledh forcat dhe e vendos në shpinën e saj dhe niset për në shtëpi… Gjatë gjithë rrugës këmbët e Rizait takonin në tokë dhe shkonin zvarr…Nëna duronte se rruga ishte e gjatë rreth tre kilometër…me birin në shpinë nëna vijonte rrugën, pesha e dhimbjes ishte më e rëndë se trupi i të birit, por Nënë ecte, pushonte pak, qantë në heshtje për trimin që kishte rënë në pritë…

Por në vendin e quajtur përroj i vjerr, duke e kaluar atë, tek livadhi i Abaz Halimit, në rrugë goditet me armë nga kodra e Hasanit… plumbat shkonin në këmbët e saj, por ajo kalon mes tyre dhe si një luaneshë e çon djalin në shtëpi…

Nënë Nurhana me djalin ngarkuar kaloi stoike përmes sharjeve…

Avdyl Lelaj kishte lindur në vitin e Luftës së Vlorë 1920, në kohën që babai luftonte në Kotë, Drashovicë, Qafa e Koçiut etj. Avduli 22 vjeç u rreshtua në njësitin gueril të fshatit dhe merrte pjesë në aksione të tij. Më vonë, kur u krijua çeta vullnetare territoriale e fshatit, ai ishte luftëtar aktiv i saj, duke u gjendur çdo herë në të gjitha luftimet, si në Gjorm, në Drashovicë…

Lufta në Krater të Velçës bëhej e ashpër. Partizanët nuk lëshonin poziocione, pavarësisht se armiku ishte i shumtë në numër dhe në teknikë… Sulme e kundra sulme vazhduan gjer natën vonë. Togu me gëzhojat e fshekëve pranë trupit të Avdulit, do të qëndronin në themel të atij lapidari, që u ngrit në kujtim të asaj lufte… Shokët nuk arritën ta tërheqin trupin e Avdulit.

U nis nëna Nurhanë, nëpër shi e nën gjyle që binin si breshër. Ajo çau nëpër armiq dhe shkoi atje ku kishte rënë i biri, në pozicione… Mbi shkallën e Karterit, kërkoi nëna deri sa e gjeti djalin e saj të vrarë. Sfidoi armikun dhe suferinën. E hodhi mbi supe dhe mori udhën për në fshat, Mesaplik. Godiste giermani me gjyle, godiste qieli me shi e me erë, nëna ecte e çante përpara me djalin e ngarkuar të vrarë.

Topçiu i Europës, kushedi nga kish ardhur, godet mbi Çipinin, me gjyle të rëndë…

Në rrugën për në Ramicë, me djalin ngarkuar, marshonte nënë Nurhana, me hapin e rëndë! Asnjë pikë loti nga nëna. Si lum këta gërxhe! Si lum këta gurë! Në vendin e tyre, peshokan sa rëndë!

Partizani Avdul e kishte të drejtë që të peshonte mbi këta supe, se ishte në vendin e tij, me peshën e idealit të tij, mbi supet e nënës së tij. Aty në Ramicë, një tog burrash dalluan një grua që doli te bryli dhe ata panë se si vendoste trupin e djalit, përshtetur mbi gur. Ata e njohën dhe njeri prej tyre i foli:

– E ku e shpie gjithë atë kopaç, o Nurhanë? Ç’i ke hyrë gjithë atij mundimi?!

Nurhana u përmbajt, vendosi djalin mirë, pastaj iu kthye të pa udhëve:

– Mallkuar qofshi, o shkelës të gjirit që ju kanë dhënë nënat tuaja! Im bir, Avduli ka jetuar e do të mbetet i pavdekshëm! Nuk vdes populli”.

Mori udhën nënë Nurhana për në Shalës të Mesaplikut. Ecte nëna e ngarkuar me djalin dëshmor dhe kurorët e pemëve, në të dyja anët e udhës, ashtu siç i ndihmonte era, përkuleshin përpara dëshmorit të mbështetur mbi supet e nënës… Dhe ishte ky një korte i madh që shoqëronte nënën nga sillte dëshmorin në fshat, korte me popull e partizanë, me lisa e me tufanë.

-Kini parë e s’kini parë! Nëna me djalin të vrarë….

Por këta gurë e këto troje, gjithmonë kështu kishin parë… Luftë për të mbrojtur lirinë, akte të pashoqe heroizmi.

Rënia trimërore e Avdulit dhe akti burrëror i nënës së tij, bëri jehonë në tërë krahinën e Mesaplikut e në të gjithë Qarkun e Vlorës. Atdhedashuria dhe trimëria e kësaj familjeje frymëzoi me një shëmbull të tillë të rrallë. Dhe populli i këndoi këtij akti trimërie e patriotizmi të Lelajve:

Atë natë që u bë sulmi,/ Korieri lajmin e pruri:/ I pari u vra Avduli!/ Nurhanën se zuri gjumi,/ U nis lartë për nga Beuni… / S’e trëmbi topi, as plumbi/ Të gjeti tek të ndrit nuri…/ Ishte vrarë si u ura Ziguri,/ Dhe nëna në krah të pruri!

Një simbol që mbetet

Rënia e Avdylit dhe akti burrëror i nënës së tij jehuan në mbarë krahinën e Mesaplikut e në Qarkun e Vlorës. Po ashtu, qëndresa e Nënë Nuries u kthye në tregim force për Luzënin dhe gjithë Kukësin.

Këto dy nëna nuk ishin të vetmet. Por ato u bënë simbol i asaj që kjo tokë ka parë shpesh: nëna që, mes plumbave, mbart mbi supe jo vetëm trupin e birit, por edhe idealin e tij.

Këto troje kanë parë luftëra e sakrifica. Kanë parë gurë të rëndë e dhimbje të mëdha. Por kanë parë edhe nëna që nuk u përkulën.

Dhe sa herë kujtohen këto histori, kuptohet se liria nuk është dhuratë – është amanet, i mbajtur mbi supe nga zemra të forta.