Agim Pipa

**Peisazhe në dy…
Sa do të doja t’i bashkoj në një
fushat me grurin e rritur deri në gju,
këmbanat e një kishe në qendër të qytetit,
muret e gurtë dhe dritaret me trëndafila
me aromat
që më vijnë nga shtëpizat e fëmijërisë.
Alabastra
e sjell bukur shkëlqimin e pranverës,
sidomos
në fytyrat e pavdekshme në memorie.
Sa do të doja t’i bashkoj në dy
gotat e verës dhe pyllin që zgjohet,
ndërsa trupat e dy njerëzve shfaqen
të përqafuara
ndanë zjarrit të netëve me hënë.
Po zbardhet
dhe,
prej miliona dashurive mbi planet,
bota mer të tjera dimensione…
@ ag.pipa