Fryma thashë se do më dalë-Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu Gaba

 
Shkrepi një rreze në cep të zemrës,
Fluturova veç për pak,
Re e murrme gënjeshtare,
S'solli shi por ndezi flakë.
Dikush m’u duk se ish “Ai”,
Fryma thashë se do t’më dalë,
Gjithë qelizat mbetën ngrirë,
Djersë të ftohta vinin palë.


Seç u fshehën gjithë ylberët,
Harlisur rendte një stuhi,
Djegur mbeta nëpër trup,
“Çadrën” ma kish marrë ai.


Kishte shkuar dhe harruar,
Asnjë mot s’u kthye më,
Unë vazhdoja ecja vetëm,
Ditët prisja një më një.


Kur zymbylat zunë të hapen,
Më dehu djelltë pranverë e parë,
Në liqenë dashurie,
S’doja sytë ti kem të qarë.
Zemra seç më donte këngë,
Shpirti vargje nis e shkroi,
Si bajame m'çelën sytë,
Buza ime lule ftoi.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, February 2020
( ripostim)