SHEQERE SINA (OZUNI )
POEZI
ZOGJTË
Unë jam si foshnjë e sapolindur,
dua qumësht, diell e ngrohtësi.
Më merr mama në kraharor,
më fut në gji, me dashuri !
Jam zog i dalë jashtë në erë.
Dua të ma mbështetësh dorën fort.
Dua të mbrohem nga drithërimi,
nga dimri i egër të mos kem ftohtë.
Folenë kam në zemër të nënës,
që më ushqen me gjak të vet.
Më mbron çdo çast, nga rreziqet,
dhe më bën trim, fluturoj vetë.
Si zogj kam nipër edhe mbesa,
rritur në borë, lagur në shi.
Erërat e forta përballojnë,
dhe shquhen fort për mençuri.
Gjysh, nënë, kur ata thërresin,
e duam, duam dhe pak liri,
të fluturojmë nëpër çdo fushë,
përballë të kemi vështirësi.
Ne retë e zeza do t’i çajmë!
Rrëzohemi! Mund të gabojmë,
do të na kalitin vështirësitë,
Zogj veze, nuk do rrimë gjithmonë.
