Ajo ecte pa nxituar-Arsinoi Zengo

Arsinoi Zengo

Ajo ecte pa nxituar, jo sepse nuk kishte ku të shkonte, por sepse e dinte se koha i bindej hapit të saj. Në sytë e saj nuk kishte lutje, vetëm vetëdije; jo sfidë, por siguri. Nuk ishte grua që kërkonte vend në botë — ajo e krijonte vendin kudo që ndodhej. Dhe kush e kuptonte këtë, ose qëndronte… ose largohej përgjithmonë.

#ARSINOI

#Ditaepoeteve