Orkestra e Heshtjes

Ndonjëherë vetmia nuk vjen zbathur,
vjen si orkestër që brenda kafkës luan,
dallgë mendimesh përplasen pa pushim,
në brigjet e një shpirti të lodhur e të heshtur.
Rreth teje lëvizin fytyra dhe zëra,
duar që prekin ajrin pa prekje,
qeshje thyhen si gota kristali
në tavolinat e zakonshme të ditës.
Vetmia nuk është “avullim: njerëzish,
është boshllëk që maskat nuk e mbushin,
plagët rrënjosen në heshtje,
pemë pa gjethe që ruajnë çaste zhgënjimi.
Ka lot që treten brenda kraharorit,
si shi i padukshëm,
plagë që nuk kërkojnë fasho,
por dritë që shkel mbi erërat e shpirtit.
Në këtë zhurmë mushkërive,
një farë ajri sërish jeton,
si njeri që ndjen,
kur është i vetmuar,
që nuk është bosh,
Por univers: – që pret të dëgjohet.