Krenari-Rubjana Nika

Krenari
Dikur thurja shumë ëndrra ,
kompozoja jetën time,
melodinë kisha në shpirt,
vargjet flinin në mendime.
Projektoja ëndrra pafund,
kjo vazhdon edhe tani,
porse ëndrrat fëminore,
kanë tjetër hijeshi.


Ndër këto ëndërra të shumta,
mbizotëronte melodia,
tingujt e flautit magjik,
lodronin ndër duart e mia.


Këndoja me droje në fshehtësi,
vargëzoja,shpirtin ta çliroja,
mendoja çdo më sillte jeta,
por si mësuese veten s’e mendoja.


Po ja që jeta rrodhi natyrshëm,
e ndoshta fati më drejtoi,
ndërkohë vargëzoja me droje,
me nxënës ditët m’i lumturoi.


Punoja me zell me sa mund,
dhe lodhjen s’e ndjeja kurrësesi,
e kur mundi më shpërblehej,
mbushesha me gaz e krenari.


E rrodhën vitet si një lumë,
mes nxënësish ndihesha e re,
edhe pse mosha më rëndonte,
dhe koha vrapoi si mbi re.
Por ndiej se punova me nder,
për brezat dhamë sadopak dituri,
mirënjohje,kaq duam prej tyre,
do jetë më e madhja kënaqësi.