Flora Gjondedaj Dervishi

E rimta, kënga ime
Filli i kënges t'ime,
tek kukulla e humbur në dimrin tiranas
apo tek nemitja
në vigjiljet pranverore,në male,
ku bulëzimi i pemëve rioshe,
diçka më thanë me joshje ??
E rimta ime ,
u rrite në bulevardin me ekualipte,
mes vrullime guguçesh,
libra,portokaj të dielltë
dhe uniformë gjimnaziste...Në auditoret tiranase, dritëvjeshtore,
t’i kënga ime , mbi Pegaso kuturise
me ëndrra letrarisht studentore….
E h ! E rimta ime ,
e strukur u ngute në çdo stinë,
në trajektore urbanësh të lodhur
Veri-lindje -Jugëperëndim
Veri-lindje Jugëperëndim .
Deti , malet ,anavrrina,
krah’ dallëndyshje të dhanë,
E t’i vështrimdallëndyshtë ,
ike nga e dikurshmja -foleja
Se të priste foleza tjeter ,
e reja …
Ti kënga ime , mbete e rimtë,
në një shkollë ndanë udhe
me blerim të hershëm,
,ku zëra fëmijësh
s' të lenë të heshtësh ...
Flora Gjondedaj Dervishi @