
Librazhdi ishte qendra e një prej aktiviteteve më domethënëse kulturore kushtuar rolit të grave në shoqëri. Në ambientet e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili” vazhdoi punimet edicioni i pestë i manifestimit mbarëkombëtar “Gratë në Kulturë”, një aktivitet i organizuar nga Bashkia Librazhd, në prag të festave të 7 dhe 8 Marsit.
Paneli u moderua nga studiuesja dhe profesoresha Besiana Mehmedi, nën drejtimin artistik të kompozitorit dhe dirigjentit Shkodran Tolaj. Duke u uruar mirëseardhje të pranishmit i përshëndeti kryetari i Bashkisë së Librazhdit Mariglen Disha dhe i përgëzoi pë këtë aktivitet fisnik dhe uroi festën e 7-të dhe 8-të Marsit. Ky aktivitet solli në vëmendje kontributin dhe rolin e rëndësishëm të grave në kulturë, art dhe në jetën shoqërore. Në panel diskutimi ishin figura të njohura të kulturës si; Dr. Flora Brovina, poete dhe humaniste, Sabrije Spahiu balerina e parë në Kosovë prof.ord. Ajmone Dhomi libretistja e operës së parë në Kosovë dhe Zela Kola aktiviste ndërsa program artistik prezentuan: Mariana Leka mjeshtër i madh, Shpresa Gashi soprano, prof. ord. Rudina Ciko pianiste, Irma Libohova mjeshtër i madh, Merita Limani aktore , Diellza Berisha balerinë dhe grupi koral i vajzave dardane.
Ishte një një moment shumë i veçantë jashtë skenarit, kur një kompozitor si Naim Gjoshi ngjitet në skenë dhe bashkohet me artistët, atmosfera mori një tjetër dimension si një urë mes krijimit dhe interpretimit. Për të gjithë artistët nga Pallati i Kulturës në Librazhd u ndanë mirënjohje! Sadik Emroja Librazhd-6 Mars 2026