Gëzuar 8 Marsin!
Festojnë njerëzia ditën e gruas,
I thënçin festë se, festë nuk është,
Të gjithë në garë për t’u shfrenuar,
Pa një, pa dy veç të harbuar.
Çdo ditë të vitit vriten, priten në mes tyre,
një ditë të vetme plasin kurora e buqeta lulesh
Të paktën lëviz paraja e ecën biznesi.
Ç’i dua lulet, kur s’ka dashuri.
Ç’i dua dhuratat, plot hipokrizi.
Ç’i dua festat, plot krim e pabesi.
Ç’i dua urimet plot urrejtje e padrejtësi.
Ç’i dua postimet klishe që mbartin veçse helm, mllef, maskaradë e asgjë të vërtetë.
Ç’i dua keqardhjet, gjynahet, mëshirën, lutjet, e pseudorimet e atyre që gjithë vitin ushqehen me mish njeriu në emër të fasadës dhe lluksit primitiv.
Të gjithë urojnë, festojnë, kërcejnë e këndojnë,
Në anën tjetër të njerëzisë,
unë me pitin përballë hipokrizisë.
As urime, as lule fasadë, s’jemi pjesë e karnavalit social,
s’kemi nevojë për ato në një ditë,
Ne me njëri tjetrin e për njëri tjetrin festojmë çdo ditë.
Çdo qelizë e Jetonit mbart aromë e dashuri.
Çdo qelizë e Jetonit, përcjellë urim e gëzim në përjetësi.
Çdo qelizë e Jetonit frymon mirësi e drejtësi.
Çdo gen i Jetonit reflekton protestë e barazi.
Çdo veprim i pitit dikton, liri, respekt e solidaritet.
Çdo vendim i pitit citon feminizëm për gruan më shumë sesa unë për veten, Gentën, Gruan.
Këto më mjaftojnë në një ditë si kjo në këtë festë e në çdo festë njerëzore në këtë dimension, shoqëri.
Çdo vizion i Jetonit ka në thelb dashurinë, të drejtën e të vërtetën.
Triniteti i Artë për çdo Njeri, për çdo dashuri e për çdo çift.
